Home Bota Sinjalet e para: Çfarë po ndodh me ekonominë kineze pas koronavirusit?

Sinjalet e para: Çfarë po ndodh me ekonominë kineze pas koronavirusit?

Bursat europiane po përmbysin rrjedhën e tyre, duke u përafruar me indikacionet negative të Wall Street. Si për të ndryshuar gjendjen shpirtërore të investitorëve, indeksi PMI (indikator për shëndetin e ekonomisë) i prodhuesve kinezë këtë të martë u rrit me 52 pikë, pas niveleve të ulëta (35.7) të periudhës janar – shkurt, periudha e krizës së COVID – 19.

Shifrat e publikuara nga zyra e statistikave tregojnë se 96.6 % e ndërmarrjeve kineze të mëdha dhe të mesme kanë rifilluar prodhimin, por është i njëjti institut që paralajmëron se është e mundur të flitet për një rimëkëmbje në ekonomi, vetëm kur të dhënat e PMI-së të rriten për të paktën tre muaj rresht.

Ndërkaq,  Milano humbi 0.72% në pasditen e së hënës, Frankfurtin 0.38% dhe Parisin me 0.99%. Vetëm Londra, nga ana tjetër, mbetet pozitive dhe rritet me 0.21%. Në Piazza Affari, sytë janë ende të kthyer te bankat, pas kërkesës së Bankës Qendrore Europiane ndaj institucioneve, për të ngrirë shpërndarjen e dividentëve deri të paktën në vjeshtë.

Bordi i Intesa Sanpaolo-s u përgjigj këtë të martë duke ngrirë titujt deri në vlerën 3.4 miliardë euro. E nga ana tjetër, lista e çmimeve aziatike është në të kundërt, me mbylljen e Tokios në -0.88%.

Rritja filloi pak e nga pak, ndërsa “përleshja” në distancë e vendeve mbi masat ekonomike që do të vendosen në nivel europian për mbështetjen e vendeve në vështirësi vazhdon. Ndërkaq, çmimet e naftës janë të “sprapsura”, pas goditjes me vlerën më të ulët të parë në 18 vjet.

VIDEO bonus:
Loading...