Home Bota Shifrat nga koronavirusi/ Mbi 10 mijë viktima dhe 12 mijë të shëruar...

Shifrat nga koronavirusi/ Mbi 10 mijë viktima dhe 12 mijë të shëruar në Itali

Që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit e deri më tani janë infektuar në total 92.472 persona në Itali.

Corriere della Serra raporton se nga dje deri më sot janë konfirmuar 5,974 qytetarë të prekur, ndërsa kanë humbur jetën 889 persona.

Numri i viktimave ka shkuar deri më tani në shtetin fqinj në 10.023. Nga dje janë shëruar 1,434 persona dhe në total shifra shkon në 12,384.

Të shtruar në spital ndodhen 26.676 pacientë, nga të cilët 3,856 janë në kujdesin intensiv, ndërsa 39.533 janë izoluar në banesë.

Ndërkaq, shifrat u bënë të ditura nga Ministria e Mbrojtjes gjatë një deklarate për shtyp./ CNA.al

VIDEO bonus:
Loading...