Home Lajmet kryesore Mjeku bën llogaritë/ Sa persona duhet të infektohen që të ndalojë pandemia

Mjeku bën llogaritë/ Sa persona duhet të infektohen që të ndalojë pandemia

Duke marrë shkas nga deklaratat se vdekshmëria për shkak të koronavirusit në Shqipëri është e lartë, mjeku i njohur Genc Sulçebe ka përllogaritur shifrat duke i krahasuar me shtetet e tjera.

Mjeku thotë se nga shifrat e deritanishme në botë, vdekshmëria nga epidemia COVID-19 luhatet nga rreth 10% në Itali në 0.3% ne rajone të tjerë relativisht të vegjël, ku janë masa drastike izolimi dhe veccimi fizik bashkë me testim viral të përgjithshëm.

Sipas tij, për ndalimin e pandemisë duhet të infektohen të paktën 1 milion njerëz dhe nuk duhet të vdesin më shumë se 1000.

“Në fillim të epidemisë u duk se vdekshmeria nga COVID-19 do ishte të paktën 10 herë më e lartë se sa nga gripi i zakonshëm ne të cilin vdekshmëria është 1 per 1000 të infektuar. Tani, duket se numri i individëve të infektuar, por pa shenja klinike, pra ata që i quajmë asimptomatike, është shumë më i madh se numri i atyre që shfaqin shenja të sëmundjes.

Ka mundësi pra, që në fund të kësaj epidemie nga COVID-19, vdekshmëria mund të jetë në rastin më të mirë 1 në 1000 ashtu si dhe në gripin e zakonshëm. Në popullaten shqiptare, që të arrihet “imuniteti i tufës”, i cili do të lejonte ndalimin e epidemisë do të duhet të infektohen të pakten 1 milion vetë. Pra, vdekshmëria e pritshme e përgjithshme nuk duhet të jetë me tepër se 1000 në shifra totale.

“Mjeshtëria dhe Arti” i masave epidemiologjike, mjekësore, administrative etj. është që të minimizohen këto humbje duke i shtrirë ato në kohë dhe duke zhvilluar një aktivitet ekonomik, social, shëndetësor (edhe për të semuret jo-COVID-19) sa më afër normalitetit dhe me sa me pak kosto ekonomike dhe sociale”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

VIDEO bonus:
Loading...