Home Lajmet kryesore Koronavirusi/ Si të mbroheni dhe si të dalloni simptomat

Koronavirusi/ Si të mbroheni dhe si të dalloni simptomat

Rastet me koronavirus në vend po shtohen dhe qytetet kryesore janë në karantinë. Tani që jemi mbyllur, do ishte mirë të lexonim sërish disa gjëra mbi armikun që kemi përballë

Cilat janë simptomat e koronavirusit?

Koronavirusi është një sëmundje respiratore, e cila duket se nis me temperaturë, pasuar nga një kollë e thatë. Pas një jave, sjell gulçim dhe ndalesa në frymëmarrje. Disa pacientë kërkojnë trajtim spitalor. Këto simptoma nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni sëmundjen. Ato janë të ngjashme me viruse të tjera të zakonshme, siç është ftohja dhe gripi.

Në raste më të rënda, koronavirusi mund të shkaktojë pneumoni, sindromën e rëndë respiratore akute, dështim të shumëfishtë të organeve, madje edhe vdekje. Të moshuarit dhe njerëzit me probleme mjekësore ekzistuese (të tilla si astma, diabeti, sëmundjet e zemrës) ka më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë.

Periudha e inkubacionit- midis infeksionit dhe shfaqjes së simptomave- zgjat deri në 14 ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por disa studiues thonë se mund të zgjasë deri në 24 ditë.

Si mund ta mbroj veten?

Larja e rregullt dhe e plotë e duarve është thelbësore në luftën për të shmangur marrjen e sëmundjes, thonë agjencitë shëndetësore. Ende nuk dihet saktësisht se si përhapet nga një person te tjetri. Sidoqoftë, viruse të ngjashme përhapen përmes pikave, siç janë sto që prodhohen kur një person i infektuar kollitet ose teshtin.

Pra, kollitja dhe teshtitja në letra, mosprekja e fytyrës me duar të palara dhe përpjekja për të shmangur kontaktin e ngushtë me njerëzit e infektuar janë të rëndësishme.

Sa vdekjeprurës është dhe a mund të shërohem?

Katër nga pesë persona që kanë marrë koronavirusin kanë shfaqur simptoma të lehta, thotë një studim i OBSH me 56 mijë pacientë. Studimi tregon se:

-80 përqind shfaqin simptoma të buta.

-14 përqind shfaqin simptoma të rënda.

-6 përqind sëmuren shumë rëndë.

Numri i atyre që vdesin duket i ulët, nga 1 deri në 2 përqind, por këto të dhëna nuk janë të besueshme. Mijëra njerëz po trajtohen dhe mund të vdesin, kështu që përqindja e vdekshmërisë mund të jetë më e lartë. Po ashtu nuk dihet sa raste të buta nuk janë raportuar, kështu që niveli i vdekshmërisë mund të jetë më i ulët. Për ta vendosur në një kontekst: rreth 1 miliard njerëz sëmuren nga gripi çdo vit, me rreth 290 mijë deri në 650 mijë vdekje. Rrezikshmëria e gripit ndryshon çdo vit.

Për momentin, trajtimet janë bazike- duhet të mbash trupin e pacientit në funksionim, përfshi këtu ndihmën për frymëmarrje, derisa sistemi imunitar të mund të luftojë virusin.

Megjithatë, puna për të krijuar një vaksinë po vazhdon dhe testimet te njerëzit do nisin në fund të vitit. Spitalet po testojnë po ashtu ilaçe anti-virale për të parë nëse kanë ndikim.

VIDEO bonus:
Loading...