Home Bota Koronavirusi në Rusi, autoritetet përdorin teknologjinë autoritare

Koronavirusi në Rusi, autoritetet përdorin teknologjinë autoritare

Pandemia e Ccovid-19 po i jep autoriteteve ruse mundësinë të testojnë fuqi e teknologji të reja, dhe aktivistët në mbrojte të privatësisë dhe lirisë së fjalës ngrenë shqetësimet se qeveria po zgjeron kapacitetet survejuese.

Në udhëheqjen e Vladimir Putin, thotë CNN, Kremlini ka aprovuar masa për krijimin e një “interneti sovran”, i pathyeshëm nga pjesa tjetër e botës. Pajisja teknologjike e reklamuar më shumë për luftën kundër koronavirusit në botë është sistemi i njohjes së fytyrës. I prezantuar në fillim të vitit ai nxiti reagime të ashpra në publik, me aktivistët qe ngritën padi ndaj survejimit të paligjshëm.

E megjithatë koronavirusi I dha hov popullaritetit të sistemit. Javën e kaluar, policia në Moskë tha se kishte kapur dhe gjobitur 200 persona që shkelën karantinën duke përdorur sistemin e njohjes së fytyrës dhe një tjetër prej 170 mijë kamerash. Sipas raportimeve në mediat ruse, disa prej shkelësve të pretenduar, kishin qenë jashtë për më pak se gjysmë minuti para se të filmoheshin nga kamerat.

Sistemi është përdorur gjithashtu për analizimin e lidhjeve sociale të atyre që kanë ose dyshohet të kenë koronavirus. Kryebashkiaku i Moskës shpjegon në faqen e tij zyrtare se si kishin gjurmuar një shtetase të ardhur nga Pekini, duke mbledhur të dhëna për të gjithë personat me të cilët kishte pasur kontakte, nga tasksiti që e solli në shtëpi e deri tek 600 fqinjët që banonin në godinë. E megjithatë sistemi I survejimit, alla “Vëllai i Madh”, nuk është perfekt, e jashtë Moskës përdoret vetëm në aeroporte dhe stacione hekurudhore.

VIDEO bonus:
Loading...