Home Aktualitet E trishtë/Ndërrojnë jetë 2 pacientë me koronavirus në Spitalin Infektiv, shkon në...

E trishtë/Ndërrojnë jetë 2 pacientë me koronavirus në Spitalin Infektiv, shkon në 15 numri i viktima në Shqipëri (VIDEO)

Gjatë orëve të fundit dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme, duke çuar numrin e viktimave në 15 gjithsej në vendin tonë. Prej ditësh gjendja e tyre ishte përkeqësuar duke mos arritur të mbijetonin.

Bilanci i viktimave me koronavirus në vendin tonë vijon të rëndohet çdo ditë. Gjatë orëve të fundit dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme, duke çuar numrin e viktimave në 15 gjithsej në vendin tonë.

Pacienti 77-vjeçar  me iniciale I. B., nga Kavaja, po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv. Ai ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Viktima tjetër është pacienti 69-vjeçar me iniciale R. P.,nga Hasi, i cili po trajtohej prej 8 ditësh në spitalin Infektiv. 3 ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar dhe frymëmarrja ishte vështirësuar duke detyruar mjekët që të vendosnin në respiracion të drejtuar, i intubuar. Pacienti 69-vjeçar ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e cila u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit.

Në rritje ka ardhur edhe numri i të infektuarve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja duke çuar në total numrin e të infektuarve në 243.

Numri i të infektuarave ka shënuar rritje në Durrës, ku 12 prej rasteve të reja ishin pikërisht në këtë qytetet, ndërsa Tirana, Korça dhe Fieri vijojnë të jenë mes qyteteve me numrin më të lartë të të prekurve.

Gjatë ditës së sotme u konfirmua se mes të infektuarve janë edhe tre kryeinfermierë tek Spitali Infektiv në QSUT, të cilët janë shtrura në spital pasi kanë shfaqur simptoma klinike të COVID-19.

I prekur nga koronavirusi është Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, lajm i tillë është konfirmuar nga burime për Report Tv.

Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë  129 raste
Durrës 26 raste
Fier 23 raste
Korçë  15 raste
Shkodër  8 raste
Vlorë 5 raste
Lezhë 5 raste
Elbasan 5 raste
Krujë 5 raste
Lushnje 4 raste
Kavajë  4 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 3 raste
Rrogozhinë  2 raste
Mirditë  2 raste
Has 2 raste
Berat 1 rast

VIDEO bonus:
Loading...