Home Bota Donald Trump mund ta vendosë TriShtetëshin në karantinë

Donald Trump mund ta vendosë TriShtetëshin në karantinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur në rrjetin social Tuitër, se mund të izolojë TriShtetëshin verilindor, New York-New Jersey-Connecticut, nga pjesa tjetër e vendit për të penguar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Ndonëse infektimet po rriten në shumë shtete, New York-u me rrethina mbetet vatra më aktive, me numra që po kalojnë ato që janë raportuan nga Wuhan në Kinë dhe Lombardia në Itali.

Ndonëse numri i vdekjeve këtu është më i ulët, autoritetet druhen se ato mund të rriten me shpejtësi nëse kapacitetet e sistemit shëndetësor përmbyten nga rritja e madhe e rasteve të rënda.

Hapësira e TriShtetëshit ka edhe përqendrimin më të madh të shqiptaro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara.

“Një vendim do të merret, pro ose kundër, së shpejti”, shkroi presidenti Trump.

VIDEO bonus:
Loading...