Home Bota Covid-19 në SHBA: Policia e Rhode Island kërkon shtëpi më shtëpi për...

Covid-19 në SHBA: Policia e Rhode Island kërkon shtëpi më shtëpi për të kapur të ardhurit nga New York

Policia e Rhode Island nisi dje të ndalojë makinat me targa të shtetit fqinjë New York ndërsa Garda Kombëtare ka nisur kërkimet shtëpi më shtëpi për të gjetur ata që kanë ardhur nga New York duke u kërkuar 14 ditë vetë-karantinë.

“Për momentin kemi një rrezik të theksuar. Ky rrezik quhet New York City,” tha guvernatorja Gina Raimondo duke iu referuar epiqendrës së koronavirusit në SHBA.

Rhode Island ka vetëm 200 raste infektimi dhe ka nisur një fushatë agressive për të mbajtur jashtë virusin dhe kontrollin mbi New York-ezët.

Demokratja Raimondo, tha se është konsultuar me avokatët dhe meqënëse nuk mund të mbyllë kufirin, do të vendosë me forcë karantinën. Shumë njerëz nga New York kanëm shtëpi pushimi në Rhode Island.

VIDEO bonus:
Loading...