Home Bota Coronavirus, mediat amerikane: “Në New York një i vdekur çdo 17 minuta”

Coronavirus, mediat amerikane: “Në New York një i vdekur çdo 17 minuta”

Koronavirusi po vret në qytetin e New York-ut një person çdo 17 minuta. Lajmin e bën me dije New York Post.

Në metropolin e infektuar janë më shumë se 26.600 persona me koronavirus, prej të cilëve 5250 janë të shtruar në spital.

Pacientët me koronavirus në terapi intensive janë 1175. Zona më e goditur është ajo e Queens me 8529 raste, e pasuar nga Brooklyn me 7091, Bronx me 4880, Manhatani me 4627 dhe Staten Island me 1534, raste.

VIDEO bonus:
Loading...