Home Bota ANALIZA: Italia do t’i shërojë të infektuarit me ilaçin e malarias, HIV-it...

ANALIZA: Italia do t’i shërojë të infektuarit me ilaçin e malarias, HIV-it dhe Ebolës

Italia ka nisur zyrtarisht sot trajtimin e të infektuarve me koronavirus me një sërë ilaçesh eksperimentale, përfshirë edhe medikamentin kundër malarias.

Ilaçet e malarias me bazë klorikinën dhe hidroksilokinën janë autorizuar tanimë për përdorim të  gjerë në Itali nga Shërbimin Kombëtar i Shëndetit. Urdhri është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Për trajtimin e pacientëve me Sars-CoV2 është autorizuar edhe përdorimi i kombinimit të ilaçeve HIV me lopinavir, ritonavir, danuravir, cobicistat, darunavir, ritonavir.

Të gjitha këto ilaçe janë ende në testim e sipër për të luftuar epideminë, pasi ende nuk është gjetur asnjë kurë. Italia është e para që i fut në përdorim të gjerë, pasi numri i viktimave dhe të infektuarve në vendin fqinj vazhdon me pothuajse të njëjtin ritëm.

Një tjetër medikament që do të përdoret gjerësisht është remdesiviri, anti-virali i prodhuar në Shtetet e Bashkuara të përdorur fillimisht për të trajtuar rastet e Ebolës.  Ai ka marrë autorizim nga Komiteti Teknik-Shkencor i Agjencisë Italiane të Ilaçeve dhe që sot mund të përdoret në të gjithë Italinë.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara ka filluar testimi i kurës së parë anti-Covid-19. Ai quhet Eidd-2801 dhe “përmirëson funksionin e mushkërive dhe zvogëlon ngarkesën virale të aparatit të frymëmarrjes”. Ai ka funksionuar tani për tani, vetëm tek minjt. Kura kundër virusit u prodhua në laboratorin e një shkencëtari që i ka kushtuar punën e tij koronavirusëve për 35 vjet. Ralph Baric kryeson Laboratorin e Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë të Universitetit të Karolinës së Veriut.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të spitalit Spallanzani në Romë dhe Toscana kanë nisur një projekt që synon të përdorë plazmën e pacientëve të shëruar për të gjetur një kurë. Ideja është që studiuesit italiane të mund të klonojnë antitrupat monoklonalë të njerëzve të shëruar dhe t’i përdorin  si kurë për ta luftuar virusin. “Qëllimi ynë është gjithmonë i njëjtë: të bëjmë hulumtime të afta për të prodhuar rezultate që mund të përdoren sa më parë për të frenuar pandeminë”, thotë drejtori shkencor i Institutit Spallanzani, Giuseppe Ippolito.

Të henën, BE-ja ka filluar provat klinike me ilaçe eksperimentale për të trajtuar COVID-19 tek mijëra pacientë, në përpjekje për të frenuar pandeminë që ka prekur qindra mijëra persona në kontinentin  e vjetër.

Medikamenti kryesor i përdorur gjatë këtyre trajtimeve eksperimentale do të jetë klorokina.

Trajtimi eksperimental do të përfshijë 3.200 pacientë në Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Spanjë. Më shumë se 800 pacientë në Francë, filluan provat klinike fundjavën të kaluar.

“Lista e medikamenteve me të cilat po trajtohen pacientët europianë është e bazuar në listën e trajtimeve eksperimentale të Organizatës Botërore të Shëndetit,” thotë specialistja e sëmundjeve infektive në Lion, Florence Ader .

VIDEO bonus:
Loading...