Home Shëndeti A mund të zhduket koronavirusi nga rrezet ultravjollcë?

A mund të zhduket koronavirusi nga rrezet ultravjollcë?

Ekziston një lloj rrezeje ultravjollcë që mund të shkatërrojë COVID-19, por është jashtëzakonisht e rrezikshme për njeriun.
Arnold punon për “UV Light Technology”, një kompani që ofron pajisje dezinfektuese për spitalet, kompanitë farmaceutike dhe prodhuesit e ushqimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tregon se kohët e fundit, pasi ankthi global për Covid-19 pushtoi botën, ai kërkoi informacion për disa pyetje të pazakonta. Ndër këshillat e shumta për shëndetin që po qarkullojnë në internet, ideja që koronavirusi mund të shkatërrohet nga rrezet ultravjollcë është një ndër më të besuarat. Në Tajlandë, një kolegj raportoi se do të ndërtojnë një tunel UV, përmes të cilit njerëzit mund të ecin që të dezinfektohen.
Pra a është kjo një mënyrë e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19 dhe a është e vërtetë që dielli do ta zhdukë këtë virus ashtu si thuhet në raporte të ndryshme?
E thënë me pak fjalë, JO dhe ja përse.

Rrezet ultravjollcë janë të rrezikshme
Dielli përmban tre lloje dritash ultravjollcë. E para është UVA, e cila përbën pjesën më të madhe të rrezatimit që arrin sipërfaqen e Tokës. Është i aftë të depërtojë thellë në lëkurë dhe mendohet se është përgjegjës për 80% të plakjes së lëkurës, nga rrudhat deri tek njollat e moshës. E dyta është UVB, e cila mund të dëmtojë ADN-në në lëkurën tonë, duke çuar në djegie nga dielli dhe kancer të lëkurës. Faktorë shumë të njohur që mund të bllokohen nga shumica e kremrave të diellit.
Ekziston edhe një lloj i tretë i quajtur UVC. Kjo pjesë relativisht e paqartë e spektrit përbëhet nga një gjatësi vale më e shkurtër, më energjike e dritës. Praktikisht është e mirë në shkatërrimin e materialit gjenetik qoftë te njerëzit apo grimcat virale. Për fat të mirë, shumica prej nesh nuk ka gjasa të ketë ndeshur ndonjëherë, pasi ajo filtrohet nga ozoni në atmosferë shumë kohë para se të arrijë në lëkurën tonë të brishtë. Që nga ky zbulim në vitin 1878, UVC është prodhuar artificialisht dhe është bërë një metodë kryesore e sterilizimit, në spitale, aeroplanë, zyra dhe fabrika çdo ditë. Megjithëse nuk ka pasur ndonjë hulumtim duke parë se si UVC ndikon në mënyrë të veçantë në Covid-19, studimet kanë treguar që mund të përdoret kundër koronavirusëve të tjerë, si Sarsi. Rrezatimi shtrëngon strukturën e materialit të tyre gjenetik dhe parandalon që grimcat virale të zhvillohen.
Si rezultat, një formë e përqendruar e UVC tani është në vijën e parë në luftën kundër Covid-19. Në Kinë, autobusë të tërë janë duke u ndezur nga drita blu çdo natë, ndërsa skuadrat, robotët që lëshojnë UVC kanë pastruar dyshemetë në spitale. Bankat madje kanë përdorur dritën për të dezinfektuar paratë e tyre. Në të njëjtën kohë, furnitorët e pajisjeve UV kanë raportuar shitje rekord. Arnold thotë se “UV Light Technology” ka mbaruar të gjitha pajisjet e saj tashmë. Por pavarësisht përfitimeve, UVC është tepër e keqe.

“UVC është vërtet gjë e keqe dhe nuk duhet të ekspozoheni. Mund të duhen orë të tëra për të marrë djegien nga dielli nga UVB, por me UVC duhen shumë pak sekonda. Për të përdorur UVC në mënyrë të sigurt, kemi nevojë për pajisje dhe trajtim të specializuar,” thotë Arnold.
Në botën tonë që zhvillohet vazhdimisht, rrezet e diellit tashmë janë një mjet popullor për të sterilizuar ujin. Ky është një rekomandim që vjen edhe nga OBSH. Gjithashtu, rrezet ultravjollcë shërbejnë në dizifektmin e sipërfaqeve dhe mund të zgjasë më shumë se sa mendojnë njerëzit.
Askush nuk e di se sa kohë duhet të shkatërrohet Covid-19 me rrezet e diellit, ose çfarë forcë është e nevojshme të përdoret. E gjithë kjo do të thotë se përdorimi i dritës së diellit për dizifektim është jashtëzakonisht problematik. Edhe sikur ekspertët ta kishin bërë këtë gjë, sasia e rrezeve ultravjollcë ndryshon në varësi të ditës, motit, stinës dhe vendit. Ndërkohë që, për sa kohë virusi ka hyrë në trupin tuaj, rrezet ultravjollcë nuk do të kenë ndonjë ndikim./BBC/

VIDEO bonus:
Loading...