Home Bota Koronavirusi alarmon botën: 12 raste në Francë dhe 16 në Gjermani, diskutohet...

Koronavirusi alarmon botën: 12 raste në Francë dhe 16 në Gjermani, diskutohet mbyllja e zonës Shengen

Brenda 48 orëve, Italia u ngjit në kryen e renditjes evropiane të vendeve me raste koronavirusi, duke kapërcyer Britaninë e madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16.

Dy vdekjet në Itali shënojnë dhe viktimat e parë të Covid 19 në Europë, duke pasur parasysh që deri më tani, e vetmja jetë e humbur në kontinentin e vjetër konsiderohej ajo e një turisteje kineze 80-vjeçare, e cila ishte kalimthi në Francë.

Në Bruksel ekziston frika se situata mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim, me një rritje të mundshme shpërthyese të infektimeve. Një skenar makthi që kërcënon me pasoja serioze mbi shëndetin e njerëzve, por edhe ne nivel ekonomik.

Për momentin, askush nuk flet në mënyrë të qartë për ndalimin e lëvizjes së lirë të Shengenit, të cilin BE do të dëshironte ta shmangte me çdo kusht. Por ideja ka nisur të qarkullojë.

Dhjetë ditë më parë, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Shëndetit të BE-së, 27 ministrat kishin shkruar të zezë mbi të bardhë ishin “të gatshëm për masa të ashpra udhëtimi”, por me një kusht: “mbrojtjen e lirisë së lëvizjes brenda BE-së”.

Ndërkohë, megjithatë, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme: deri përpara pak ditësh, vendet evropiane po diskutonin hapat që duhen marrë për të mbrojtur veten nga “kërcënimi” i jashtëm. Por tashmë virusi, është këtu, dhe ka një potencial të fortë për tu shndërruar dhe një problem të brendshëm të Europës.

Komisionerja e shëndetësise e BE-së, Stella Kyriakides, deklaroi se po e ndjek me shumë kujdes situatën në Itali dhe se Bashkimi Europian është i gatshëm t’u vijë në ndihmë autoriteteve italiane e t’u garantojë çdo mbështetje të mundshme. (tch)

VIDEO bonus:
Loading...