Home Psikologji Mllefi në rrjetet sociale, flasin psikologët: Është pushtim nga budallenjtë, jemi më...

Mllefi në rrjetet sociale, flasin psikologët: Është pushtim nga budallenjtë, jemi më tepër të liruar se sa të lirë

Sot, nëpër rrjetet sociale shprehet një zemërim i papërmbajtur. Të mendosh që janë një ushtri e tërë njerëzish që mendojnë se kanë të drejtë të përbaltin e sulmojnë këdo që munden.

Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve, tha dikur shkrimtari italian Umberto Eko. Më përpara, ata flisnin nëpër bare pas një gote, pa dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale, me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë, e quajti novelisti dhe kritiku letrar Umberto Eko, këtë fenomen.

“Njerëzit kanë me shumë prirje jo të ecin përpara, por të ngadalësojnë ata që ecin. Jemi me mentalitet të vendeve të botës së tretë. Duan si të shkatërrojnë jetën e një njeriu, me intriga e shpifje. Unë i injoroj fare, nuk ua vë veshin, eci përpara, thotë një qytetare. Kur nuk ke punë, kur nuk lodhesh e përpiqesh, mllef do të nxjerrësh. Ka njerëz që mundohen të ngrihen mbi punën e lodhjen e tjetrit, mundohen ta zhvlerësojnë një njeri punëtor”, shprehen qytetarët.

Për filozofin Umberto Eko, internet është një dramë e vërtetë, pasi promovon hiçin, si mbajtës të së vërtetës.
“Zemërimi e mllefi në rrjetet sociale është tregues i nevojave të paplotësuara, i një inferioriteti kulturor. Ne jemi më tepër të liruar sesa të lire”, shprehet psikologu Edmond Dragoti.

VIDEO bonus:
Loading...