Home Lajmet kryesore Disa shembuj realë: Ja si të fitosh para nga Youtube dhe sa...

Disa shembuj realë: Ja si të fitosh para nga Youtube dhe sa janë të ardhurat në bazë të shikueshmërisë

Ende ka shumë njerëz skeptikë në botë që nuk besojnë se është e mundur të fitosh para në internet.

Në realitet, ka histori të shumta suksesi për njerëzit që kanë provuar fatin e tyre në internet.

YouTube është vetëm një nga shumë mënyrat që mund të bëheni jo vetëm i njohur por nëse keni fat edhe një milioner në Internet.

Google paguan 68% të të ardhurave të tyre në AdSense, kështu që për çdo 100 dollarë që paguan një reklamues, Google paguan 68 dollarë botuesit.

Normat aktuale që paguan një reklamues ndryshon, zakonisht midis 0.10 deri 0.30 $ për shikim, por mesatarisht qëndron në 0,18 $. Mesatarisht, një kanal në YouTube mund të fitojë 18 dollarë për 1000 shikime në reklama.

Fillimisht ju duhet të nisni një kanal me tematikë të caktuar ku ju duhet të postoni videot tuaja. Youtube ka një politikë të veçantë ku ju duhet të aplikoni në bazë të disa standardeve të cilat janë videot e postuara, orët e shikueshmërisë dhe nga numri i subscribers apo ndjekësve që ju merrni. Nëse keni plotësuar këto standarde ju aplikoni në Youtube apo Google AdSense për të kaluar në një stad tjetër që është pagesa apo fitimi i parave nga shikueshmëria dhe reklamat.

Duke marrë disa shembuj real nga njerëz që fitojnë para nga Youtube, për rreth 1 milion shikime pagesat mund të nisin nga 2000 deri në 40000 mijë dollarë gjë që varet nga CPM ose Kostoja për Përshtypje e cila ndryshon në varësi të asaj se sa kohë kalojnë shikuesit në video, gjatësia e videos, sa reklama përmban, demografia e shikuesve i cili është një faktor kyç pasi vende si SHBA kanë një fitim shumë herë më të lartë se pjesa më e madhe e vendeve të tjera.

Gjithashtu ka faktorë të tjerë si e drejta e autorit pasi përdorimi i një muzike apo kolone zanore mund të bëjë që videoja juaj mos fitoj asnjë lek dhe më keq akoma merrni dhe paralajmërim për mbylljen e pagesave nga Youtube.

Faktor tjetër ndihmues janë edhe sponsorizimet e drejtpërdrejta pasi nëse ju arrini një numër të konsiderueshëm shikuesish, kompani të ndryshme mund t’ju kontaktojnë dhe paguajnë një shumë të caktuar për një shërbim apo produkt që ju do të reklamoni për ta.

Pra pa e provuar vetë si mundësi nuk ka një shifër të përcaktuar fikse se sa para mund të bësh nga Youtube, thjesht duhet të kesh një ide të mirë dhe të nisësh punën dhe pse jo të keni fat që ju të siguroni të ardhura të mjaftueshme nga kjo platformë.

Loading...