Home Aktualitet “S’kemi nevojë për konfrontim”, Albin Kurti për Minishengenin: Rruga nga Beogradi në...

“S’kemi nevojë për konfrontim”, Albin Kurti për Minishengenin: Rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me nismën për mini-shengenin ballkanik.

Përmes një statusi në ‘Tëitter’, Kurti shprehet se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.

Sipas Kurtit, ne jemi një popull dhe kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim.

“Parimet e gjithëpërfshirës dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga # Beogradi në # Tiranë kalon nëpër # Prishtinë .

Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Albin Kurti.

Loading...