Home Showbiz Ja kujt ia ka dedikuar Fifi këngën “Marova”!

Ja kujt ia ka dedikuar Fifi këngën “Marova”!

Një nga lajmet që ka qarkulluar më së shumti këto kohë në median rozë ka qenë padyshim lajmi se këngëtarja e njohur, Fifi dhe kompozitori e këngëtari Flori Mumajesi janë në një lidhje dashurie. Deri më tani dyshja nuk kanë dhënë një konfimim apo përgënjeshtrim të lajmeve në media.

Kënga ‘Marova’ e këngëtares u pëlqye shumë nga publiku dhe shumë me siguri kanë menduar se është një dedikim për Florin. Si qëndron e vërteta e zbuloi Fifi këtë të shtunë në “Shiko Kush LUAN”.

Në “Ndaje ose Haje”, Fifi u pyet nëse ‘Marova’ është dedikim për dikë apo jo.

‘Është dedikim për dikë, sigurisht’, u shpreh Fifi, ku nuk ka preferuar ta zbulojë me emër, por tregoi se ka “Xh” iniciali i emrit./Top Channel

VIDEO bonus:
Loading...