Home Aktualitet Bashkëshorti i ministres së Arsimit në qeverinë Ramës bëhet kryetar partie në...

Bashkëshorti i ministres së Arsimit në qeverinë Ramës bëhet kryetar partie në Kosovë

Kryetari i Bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti u dorëhoq sot nga posti i kryetarit Partisë Social demokrate në Kosovë duke marrë përsipër dështimin në zgjedhje, e njëkohësisht duke premtuar angazhim më të madh si kryebashkiak.

E menjëherë Kuvendi Zgjedhor i kësaj force politike ka zgjedhur kryetarin e ri. Ai është Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në qeverinë e “Rama 2”, Besa Shahini.

Molliqaj ka mbajtur më parë postin e sekretarit për media te Lëvizja Vetëvendosje, e më pas postin e anëtarit të kryesisë te PSD.

Përmes një postimi sot në Facebook, Shpend Ahmeti njoftoi dorëheqjen dhe sqaroi arsyet:

“Natyrisht, përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD, organi më i lartë vendimmarrës I saj.

Kjo na mundëson që të reflektojmë si kolektiv dhe të marrim përgjegjësi si parti.

Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri.

Pastaj Këshilli do të votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti”, ka shkruar Ahmeti.

Bonus video:
Loading...