Home Aktualitet Ratkoceri-Gashit: Jeni në pushtet, pretendoni të paraqiteni si opozitë (VIDEO)

Ratkoceri-Gashit: Jeni në pushtet, pretendoni të paraqiteni si opozitë (VIDEO)

Gazetari Arben Ratcoceri në emisionin “Rrugа Drejt” në Alsat ka komentuar deklaratën e kryetarit të partisë Alternative, Afrim Gashi, i cili tha se ishte i interesuar për një koalicion me partinë e Ziadin Selës. Ratkoceri theksoi se është e çuditshme që një subjekt politik të shfrytëzojë të mirat e pushtetit, ndërkohë që pretendon të paraqitet si opozitë.

Gashi shprehet i gatshëm për bashkëpunim me subjektet tjera politike. Sipas tij të gjitha opsionet janë të hapura, por megjithatë shprehet se nuk duhet të shpejtohet por sipas tij gjërat duhet analizuar mirë, për t’ju shmangur gabimeve eventuale. “Unë jam shumë i interesuar që të flasim me zotin Sela që të gjejmë mundësinë se si do të shkojmë në zgjedhje por ne si parti për momentin i kemi të hapura opsionet po i diskutojmë mundësit e mundshme që i kemi në tavolinë, secila mundësi ka përpirësit dhe mangësitë e veta dhe nuk duhet të ngutemi dhe të bëjmë gabime, nuk duhet të biem pre e presionit publik se askush më shumë se ne nuk e donë këtë bashkëpunim ndryshim dhe fitore të 12 prillit, së paku e kam këtë bindje”, tha Gashi. Ndërkohë i pyetur në mënyrë direkte se a do të pranonte që të jetë pjesë e një koalicioni të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA? Gashi me përgjigje.

“Është shumë herët të flitet…bisedat do t’i zhvillojmë nëpër zyrat tona, do të formojmë grupe pune dhe do t’i analizojmë të gjitha mundësitë. Mendoj se ajo mënyrë e realizimit të koalicioneve më e mirë është që të analizohen të gjitha detajet. Është me rëndësi çfarë programi ofrojmë, unë jam shumë i interesuar që jo vetëm të bie BDI-ja, jam i interesuar se çfarë oferta kemi ne para qytetarëve.

Besoni se nuk dua ta mësoj as vetveten, as partinë time që të jemi destruktiv dhe të krijojmë barriera psikologjike në veten tonë, vetëm që të jemi kundër dikujt, nuk ja vlen, nuk ka efekt politik, as shoqëror e as cilësor që të jemi gjithmonë kundër dikujt, sikur që i kemi disa parti për fat të keq. Unë jam shumë i interesuar që përveç ndryshimit të kemi ofertë shumë konkrete prandaj janë shumë elemente që duhet të ngërthehen, programi, listat, çfarë njerëz, cila ofertë është fituese, andaj mendoj që detajet duhet t’i analizojmë më hollësisht”, tha Gashi./Alsat-M

Bonus video:
Loading...