Home Bota Amazona – Kostoja e tmerrshme e zjarreve në “mushkërinë e botës” (VIDEO)

Amazona – Kostoja e tmerrshme e zjarreve në “mushkërinë e botës” (VIDEO)

Qyteti më i madh i Brazilit, Sao Paolo u zhyt në errësirë në fund të gushtit; jo prej një fenomeni natyror, por prej resë gjigande të tymit që udhëtonte nga qindra kilometra larg, nga Amazona, ku flakët po gllabëronin pa mëshirë pjesë të tëra të pyllit më të madh tropikal të globit. Mijëra vatra zjarresh shqyen florën e faunën e ekosistemit nga I cili varet e gjitha bota. Gati 80 mijë zjarre u regjistruan këtë vit në Brazil, pothuajse 80% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Pjesa e dërrmuese e tyre, pushtuan pikërisht Amazonën.

Kjo xhungël gjigande konsiderohet si një prej pasurive më të pacmuara të planetit tona, falë sasisë së madhe të oksigjenit që cliron, duke dhënë kështu një ndihmesë të vyer në ekuilibrin klimatik të mjedisit jetësor. Shpyllëzimi kishte nisur ta gërryente prej kohësh sipërfaqen e blertë të saj. Pemët e Amazonës shihen si burim i mire lëndësh drusore, dhe pavarësisht rëndësisë që ka ky pellg për planetin, prerjes së tyre nuk iu vu fre. Rezultati është tmerrues: gati 20 për qind e pyllit gjigand, që do të thotë një zonë më e madhe se e gjithë Europa Perëndimore, u shkatërrua për këtë arsye.

“Ritmi është i frikshëm. Një zonë me madhësinë e rreth një milion fushave të futbollit, u rrafshua brenda një viti. Nuk mbeti pemë në këmbë.  Ucopëtuan vetëm në një vit. Pylli po shkatërrohet dhe këtë po e bën krimi. Mbi 90 përqind e shpyllëzimit të Amazon ndodh plotësisht në rrugë të paligjshme”, shprehet Marcio Astrini

“Mushkëria e botës“ po vuan e gërryer edhe nga një tjetër fenomen më pak I mediatizuar, por sërish i rrezikshëm: aktiviteti i paligjshëm minerar.  Greenpeace zbuloi dy vjet më parë 14 miniera të tilla në rezervën natyrore të Renca-s, në lindje të Amazonës, dhe tetë rripa toke që po bëheshin gati të përdoreshin për të njëjtin qëllim nga kompani të huaja.

“Shqetësimi ynë më i madh është se ky pyll po i lihet harresës. Qeveria nuk vepron për mbrojtjen e tij, përkundrazi, duket sikur me sjelljen e saj e inkurajon më shume shkatërrimin e Amazonës. Gjithmonë e më tepër po dorëzohet përpara presionit të grupeve të caktuara si pronarët ruralë apo sektorë të interesuar që pasi përvetësojnë burimet natyrore për veten e tyre, avansojnë edhe në pyll, duke shkaktuar kështu akoma më shumë shpyllëzim, e kjo shpeshherë vjen me dhunë, sic ndodh për shembull me pushtimin e zonave të mbrojtura si tokat e komuniteteve indigjene”, thekson Marcio Astrini.

Dëmi I shkaktuar prej këtyre aktiviteteve `mushkërisë se botes“ ka qenë I shtrirë në kohë por së fundi e ka shtuar hapin me një ritëm galopant. Korriku vendosi një rekord të ri shpyllëzimi në Amazonë brenda një muaji të vetëm: sipërfaqja e saj u rrudh me 1,345 km katrorë, që do të thotë dy herë më shume sesa e gjithë zona e Tokios. Ky fenomen është I lidhur direkt me zjarret, sepse fermerët shpeshherë i ndezin vetë për të liruar tokë për kullota apo për të mbjella, e në kushte të tilla, nuk është aspak e pazakontë që flakët të dalin jashtë kontrollit. Vetëm se këtë radhë, shkatërrimi mbërriti përmasa rekord; tingujt e këmbanave të alarmit kumbuan fort në veshët e ndërkombëtarëve. Shefi i Elizëse, Emmanule Macron nuk ngurroi ta kthente gjëmën mjedisore në një prej temave kyce të samitit të G7-tës.

“Shtëpia jonë po digjet. Realisht. Pylli tropikal I Amazonës, mushkëria që prodhon 20% të oksigjenit të planetit tonë – është në flakë. Kjo është një krizë ndërkombëtare. Anëtarë të Samitit të G7, le ta vendosim këtë ceshtje urgjentisht në rend të parë gjatë këtyre dy ditëve!!”, u shpreh Macron.

Liderë si kancelarja gjermane Angela Merkel apo kryeministri britanik Boris Johnson e mbështetën menjëherë thirrjen e tij. Por presidentit Brazilian Jair Bolsonaro nuk I pëlqeu kjo ndërhyrje. Ai u hodh në sulm kundër homologut francez duke e akuzuar se po e përpiqej ta instrumentalizonte këtë moment për “avantazh politik“ , dhe u përpoq t`I vinte kapak diskutimit me argumentin se zjarret ishin “cështje e brendshme“ të Brazilit e vendeve të tjera të Amazonës.

“Sugjerimi i presidentit francez që problemet e  Amazonës të diskutohen në G-7 pa pjesëmarrje nga vendet e rajonit ngjall një mentalitet kolonialist i cili është krejtësisht jashtë vendi në shekullin XXI”, deklaron presidenti i Brazilit.

Refuzimi i Bolsonaros ndaj këshillave dhe ndihmës nga jashtë, qe mjaft agresiv. Por sa më shumë media botërore I kushtonte  vëmendje një katastrofe të parashkruar të ndodhte, aq më shumë dilnin në pah detaje që ekspozonin jo thjesht indiferencën e Bolsonaros, por edhe rolin e tij në përkeqesimin dramatik deri në pikën, kur nuk pati më kthim pas. Përdorimi I zjarreve për të hapur toka në Brazik, nuk është praktikë e re. Një ligj, në fuqi prej dekadash, I inkurajon fermerët të mësyjnë Amazonën, dhe Bolsonaro, I mbështetur nga lobi I fuqishëm bujqësor I vendit, e ktheu në bosht të fushatës së vet premtimin për ta hapur pyllin ndaj mundësive të reja për ta dhe industrinë minerare.Pak pas zgjedhjes në krye të shtetit, politikani haptazi kritik ndaj ndryshimeve klimatike, iu vërsul Ibama-s, agjensisë kombëtare të mbrojtjes së mjedisit.

“Nuk kam për ta lejuar Ibama-n të vijë vërdallë duke prerë gjoba lart e poshtë. Festës do t`I vijë fundi, jua premtoj”, thekson presidenti i Brazilit

Dhe ashtu bëri vërtet: që kur ai mori pushtetin në muajin janar, agjensia ka lëshuar 29,4% gjoba më pak për shkelje që përfshijnë djegiet e paligjshme dhe shpyllëzimin. Bolsonaro e ka përsëritur vazhdimisht se beson që vendi I tij duhet ta hapë Amazonën për interesat e biznesit të lejojë industrinë minerare, bujqësinë dhe kompanitë e interesuara për lëndën drusore që të shfrytëzojnë burimet natyrore të saj. Kritikët thonë se kreu I shtetit nuk bëri që tjetër vecse I dha krahë prerjeve të paligjshme e abuzimeve, dhe sa për shpyllëzimin, ai qe kurrë në prioritet e tij. Pa afruar asnjë provë, ai fillimisht u përpoq t`ia hidhte fajin organizatave joqeveritare me akuzën se kishin vepruar në atë mënyrë në përpjekje për të tërhequr vëmendje e të hidhnin baltë mbi qeverinë e tij.Por më pas u detyrua të pranonte, se zjarret, “mund“ t` i kishin vënë fermerët në mënyrë të paligjshme, dua e shoqëruar këtë “ mea culpa“ të zbehtë me pretendimin se qeverisë së tij I mungonin burimet e nevojshme për të luftuar zjarret.

“Amazona është më e madhe se Europa, si mund t`I luftosh zjarret e vëna në një sipërfaqe të tillë?”

Fermerët nuk u përpoqën t`i mohonin pasojat shkatërrimtare të veprimeve të tyre. Por kërkuan të shfajësoheshin njëfarësoj. Familjet që jetojnë pranë Humaita-s, një fshat rural thellë në Amazonë përdorën përfaqësuesit lokalë për të përcjellë mesazhin e tyre: ata thonë se do të preferonin të mos vinin zjarre për të hapur toka për të mbjella e për të rritur bagëtit.. Por në mungesë të pajisjeve të rënda, të nevojshme për të larguar bimësinë e harlisur, nuk kanë zgjidhje tjetër: vetëm kështu  mund t`I ushqejnë familjet e tyre.

“Numri I zjarreve është shtuar, kjo është e vërtetë. Por njerëzve në këto zona u duhet toka që të mbijetojnë”, deklaron Antoi Carlos Almeida

Ndonëse e pranoi publikisht që Brazili vetë nuk I mposhte dot zjarret, Bolsonaro e hodhi poshtë ndihmën 20 milionë dollarëshe të emergjencës së ofruar nga G7-ta. Megjithatë, nuk vonoi shumë që në krah të Francës, Irlandës e Finlandës të rreshtohet edhe Komisioni Europian. Mënyra më e mirë që ai mund të pëerdorte për të ushtruar presion mbi qeverinë braziljane, ishte Marrëveshja Mercosur për Tregtinë e Lirë. Kjo marrëveshje i detyron palet kontraktuese, përfshirë Brazilin që të respektojnë standardet mjedisore dhe ato të marrëveshjes së klimës të vulosur në Paris në 2015-tën.

Përmes Mercosurit, Bashkimi Europian dhe katër shtete amerikano-jugore, Argjentina, Brazili, Paraguaji dhe Uruguaji synojnë krijimin e zonës më të madhe të tregtisë në botë, e cila, sic thotë DË, do t`I kursente cdo vit sipërmarrjeve të BE-së katër miliardë Euro dogana dhe do të nxistë eksportet. Por ajo nuk është ratifikuar ende nga të gjitha vendet  e bllokut. Ka mjaft kritika dhe rezistencë, sidomos nga ekologjistët gjermanë. Tani me bllokimin e saj  kërcënon dhe Irlanda, e shqetësuar nga mungesa e angazhimit të Bolsonaros për mbrojtjen e gjigandit tropical. Presidenti Brazilian në fund u bind të hidhte hapa si angazhimi I ushtrisë në betejën më flakët. Shumë komunitete indigjene sakaq, kishin nisur luftën e tyre pa e pritur ndihmën nga lart.

“Zjarrin po e ndihmonte era, por ne u përpoqën ta ndalonim përpara se të mbërrinte në një zonë më të gjerë, në atë ultësirën atje. Hapëm një rrip toke toke të pastër dhe e lagëm me ujë; kur zjarri u afrua ishte rreth 3 metra I lartë; u bë një tym I madh, nuk po merrnim dot frymë; edhe pajisjet nuk I kemi të përshtatshme. Megjithatë u ul shpejt, dhe arritëm ta kontrollonim”, shprehet Juliano Costa.

Për Amazonën njerëzit filluan të ngriheshin në mbarë botën.

“Kjo nuk ka kuptim, Alpet, Amazona, Afrika nuk I përkasin askujt, janë të të gjithëve. Të gjithëve duhet të na interesojë ajo që po ndodh sepse është për të mirën tonë”, shprehet një tjetër aktivist.

“Shkatërrimi I pyjeve nuk është cështje lokale, është botërore. Qoftë pylli I Aarey-t në Mumbai, apo Amazona në Brazil, ky është problem global”, nënvizon Radhika Jhavery, aktiviste nga Mumbai

“Kjo ishte një shenjë e qartë se duhet t`I japim fund shkatërrimit të natyrës, se lufta jonë kundër natyrës duhet të përfundojë. Amazona është një celës në zgjidhjen e krizës klimatike dhe asaj ekologjike; ne thjesht nuk arrijmë ta kuptojmë së cfarë rëndësië të jashtëzakonshme ka”, shprehet Greta Thunberg, aktiviste e klimës

Pylli më I madh tropical I planetit shtrihet në tetë shtete dhe mbulon 40% të Amerikës së Jugut – një zonë që është pothuajse sa dy të tretat e SH.B.A. Më shumë se 30 milion njerëz jetojnë në Amazonën që është gjithashtu shtëpi e një numri të madh gjitarësh, zogjsh, e zvarranikësh, shumica prej të cilëve konsiderohen unikë. Një specie e re bimore apo shtazore zbulohet atje çdo dy ditë. Ky pyll, prodhon gati 20% të oksigjenit të tokës. Një ferr në Amazonë, dy të tretat e së cilës janë në Brazil, kërcënon të gjithë ekosistemin tropical e prek mbarë globin. Nga njëri prej kontribuesve më të mëdhenj kundër ndotjes sot në botë, pylli gjigand po shndërrohet dhe vetë në ndotës si rezultat Iprerjes së pemëve e zjarreve të qëllimshme.

“Ky është nuk thjesht pylli që po digjet. Kjo po kthehet praktikisht në një varrezë. Gjithkund sheh vetëm vdekje”, thotë Rosana Villar, Greenpeace ( për CNN)

Ekspertët vlerësojnë se 25 përqind e ilaçeve të shitura në SH.B.A. prodhohen nga 40 lloje bimësh të gjendura në Amazonë, ndërsa 40 përqind e të gjithë medikamenteve në total nxirren nga flora e saj, duke përfshirë këtu ilace si aspirina, dhe ato për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare apo kancerit. Humbja e kësaj parajse mbi Tokë , që po vjen në masë të madhe sepse në botë është shtuar kërkesa për mish, do të ishte një katastrofë për njerëzimin. Nëse zjarret vazhdojnë, ato mund të sjellin një transformim masiv të të gjithë rajonit, në një process që do t`i kthente  pyjet e dendur të tij në djerrina të zhuritura, e me këto ritme, parashikimi më i zymtë është se do të duhen shekuj të tërë derisa shumëllojshmëria e specieve atje, t`I rikthehet normalitetit.

Bonus video:
Loading...