Home Lajmet kryesore Urime vajzave shqiptare kampione të teknologjisë!

Urime vajzave shqiptare kampione të teknologjisë!

Koço Kokëdhima

Tri vajza nga Shqipëria fituan vendin e parë në një konkurs teknologjie, duke lënë pas SHBA-të, Indinë, apo Spanjën e kjo ndodh për herë të parë!

Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, tri gjimnazistet tona të talentuara, me aplikacionin e tyre ‘GjejZa’ rrëmbyen zemrat dhe votat e jurisë profesioniste të Technovation Challenge që u mbajt pak orë më parë në Silicon Valley, në Kaliforni. Vajzat e ekipit ‘D3C0ders’, falë përkushtimit të tyre dhe mbështetjes të Ambasadës Amerikane, shënuan kështu arritjen më të madhe të Shqipërisë së vogël në fushën e teknologjisë.

I falenderoj përzemërsisht këto vajza të talentuara për arritjen e tyre të madhe. Shqipëria ka nevojë emergjente për njerëz të ditur. Është detyrë e shtetit, qeverisë dhe shoqërisë sonë që t’i mbështesim, motivojmë, nderojmë e shpërblejmë talentet që me punën, aftësitë, ambiciet dhe endrrat e mëdha t’i japin vetes dhe vendit tonë zhvillim e nder!

Bonus video:
Loading...