Home Bota Si po ndikon kriza politike e Italisë në ekonominë e vendit?

Si po ndikon kriza politike e Italisë në ekonominë e vendit?

Trazirat politike në Itali, me të vërtetë mund të sjellin pasoja për ekonominë e vendit. Shtrohet pyetja: deri ku arrihet?

Sipas gazetës financiare Il Sole 24 Ore, pasiguria politike e Italisë do t’i kushtojë vendit në dy vjet më shumë se 5 miliardë euro interes në borxhin e saj.

Një borxh publik që është tashmë kolosal, tejkalon 2.3 trilionë euro, 134 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Italisë.

Pas Greqisë, borxhi i Italisë është më i madhi në zonën e euros në proporcion me prodhimin e saj.

Ekonomia e vendit ka ngecur. Pavarësisht rritjes së marzhit në tremujorin e parë të vitit, midis prillit dhe qershorit ajo ngecë.

Zëvendëskryeministri dhe lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, dëshiron të forcojë ekonominë. Ai premton se, nëse vendi shkon në votime dhe partia e tij fiton, ai do t’i japë Italisë 50 miliardë euro për të provokuar një stimulim “tronditje” fiskale.

Një premtim i vështirë për tu realizuar me kërkesat e Komisionit Europian për një deficit buxheti për vitin 2020 që nuk do të rritet mbi 2.04% të GDP-së.

Bonus video:
Loading...