Home Sport Real Madrid, gati 60 milion euro për Pogba

Real Madrid, gati 60 milion euro për Pogba

Reali i Madridit po përgatitet të bëjë sulmin final gjatë këtyre ditëve për të marrë shërbimet e mesfushorit francez të Manchester United, Paul Pogba.

Madrilenët shpresojnë se mund të mbyllin gjithçka deri në datën 8 gusht kur përfundon edhe merkato në Angli.

Nëse nuk arrin dot te Pogba, të cilin Manchester United po e shtrëngon fort me të gjitha mënyrat, atëherë Reali i Madridit do të hidhet në sulm për talentin e Ajaxit, Donny Van de Beek.

Sipas Marcas, Los Blancos janë gati të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për mesfushorin holandez, i cili nëse do të largohej nga harkëtarët do të bëhej shitja e tretë më e shtrenjtë e Ajaxit pas De Jong dhe De Ligt.

Loading...