Home Bota Puthja e Donald Trump me Angela Merkel “vjedh” vëmendjen e samitit G7...

Puthja e Donald Trump me Angela Merkel “vjedh” vëmendjen e samitit G7 (VIDEO)

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duket se i kanë përmirësuar marrëdhëniet e janë shumë miqësorë.

Në përfundim të samitit G7, ata të dy shkëmbyen një puthje, e cila u bë mënjëherë virale. Trump dhe Merkel ishin pjesë e rreshtit me liderë botërorë që përfshinin Boris Johnson, Emmanuel Macron, Justin Tudeau etj.

Si çdo vit, të gjithë u rreshtuan për të bërë fotografinë tradicionale “familjare”. Pavarësisht se pati shumë takime mes tyre, puthja e Merkel me Trump mori vëmendje të madhe dhe pamjet u bënë virale. Përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të mendojnë se puthja ishte në buzë, por jo. Ndër të tjera, Presidenti Trump shkëmbeu puthje edhe me gruan e homologut të tij francez, Emmanuele Macron.

Bonus video:
Loading...