Home Lajmet kryesore Panik në Rrugën e Kombit, autobusi shkrumbohet nga zjarri (VIDEO)

Panik në Rrugën e Kombit, autobusi shkrumbohet nga zjarri (VIDEO)

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit”. Mësohet se autobusi po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Prishtinës dhe në të ndodheshin rreth 40 pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Reps, Mirditë.

Fatmirësisht asnjë prej udhëtarëve nuk ka pësuar lëndime, pasi të gjithë kanë arritur të zbresin në kohë. Shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet një defekt teknik.
Autobusi është djegur totalisht nga flakët, ndërkohë që mësohet se shërbimi zjarrfikës ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes.

Loading...