Home Bota Mbi 9 mijë rrufe brenda pak orësh, zhytet nën ujë kryeqyteti spanjoll...

Mbi 9 mijë rrufe brenda pak orësh, zhytet nën ujë kryeqyteti spanjoll (VIDEO)

Stuhi të fuqishme breshëri dhe shiu shkaktuan përmbytje të mëdha në Madrid, duke ngritur në këmbë të gjitha ekipet e emergjencës. Kryeqyteti, por edhe disa zona përreth kanë pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa njerëzit janë përfshirë në panik.

Në Arganda del Rey, e vendosur 30 kilometra në jug të Madridit, njerëzit larguan grumbuj të mëdhenj breshëri, ndërsa thanë se ishte hera e parë që ndesheshin me një situatë të tillë të përkeqësimit të motit në mënyrë të papritur.

“Stuhia e breshërit filloi dhe ishte tmerruese, tmerruese. Përmbytja ishte shumë e fuqishme dhe filloi të lëvizë poshtë dhe të hyjë në të gjitha dyqanet. Uji po vinte nga maja e qytetit, ishte si një lumë,” tha një banor për Reuters.

Departamenti i mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri i Madridit tha në Tëitter se pesë automjete dhe dy autobusë ishin bllokuar nga përmbytjet në autostradë dhe tha se ata po punonin për ta rikthyer qytetin në normalitet. Shiu shkaktoi mbyllje rrugësh dhe nënkalimesh shërbimet e urgjencës në Madrid thanë se ata kryen të paktën 150 ndërhyrje brenda natës.

Por, përveç kësaj, Agjencia meteorologjike e Spanjës AEMET regjistroi më shumë se 9300 goditje rrufeje në gjashtë orë.

Komuna e goditur më së shumti nga stuhia ishte Arganda del Rey, e vendosur në juglindje të kryeqytetit, dhe ku breshëri ra veçanërisht i fortë. Qyteti është si një “zgavër” natyrore pasi ndodhet midis dy maleve gjë që kontribuoi në përmbytjen e shpejtë të tre rrugëve kryesore. Vërshimi ishte aq i fortë sa makinat e parkuara dhe orenditë në rrugë u zhdukën nga rryma./ Gazeta SHQIP

Bonus video:
Loading...