Home Bota Marrëdhëniet SHBA-Gjermani, në krizë

Marrëdhëniet SHBA-Gjermani, në krizë

Revista e njohur gjermane “Spiegel” shkruan së fundmi për marrëdhëniet e vështira mes SHBA-ve dhe Gjermanisë. Të konsideruara si shtyllë e stabilitetit transatlantik, raportet mes dy vendeve më të fuqishme perëndimore, tanimë përshkruhen si raporte krize.

“Ka një krizë në marrëdhënien gjermano-amerikane të një lloji që nuk e kam pritur ndonjëherë të ndodhë në kohën tone”, citon revista, ish-ambasadorin amerikan në NATO, Nicholas Burns, aktualisht këshilltar për politikën e jashtme për kandidatin për president, Joe Biden.

Një arsye për krizën është shndërrimi i Gjermanisë në një lloj antiteze të asaj që përfaqëson Trump. I cili nga ana e vet ka dërguar në Berlin një ambasador që nuk e fsheh dëshirën dhe vullnetin për t’i vën kufij gjermanëve. Richard Grenell ka refuzuar madje edhe një kërkesë për intervistë duke vijuar me një fushatë të fortë në tuiter.

Dëshmi e qartë e nivelit ku ka mbërritur kriza është fakti se për herë të parë Gjermania ka refuzuar të marrë pjesë në një mision ushtarak të drejtuar nga SHBA për situatën e krijuar me Iranin. Sjellja e Trump, vetë me origjinë gjermane, ka dhënë rezultatet e veta.

Sipas një sondazhi të organizaur nga OJQ-ja kryesore në Gjermani që promovon marrëdhëniet ndëratlantike, Atlantik-Brücke, evidenton se 85% e gjermanëve e shohin raportin me SHBA si negativ apo shumë negativ. Shumë gjermanë e shohin SHBA-në si një problem më i madh sesa Kina apo Rusia, duke vënë në pikëpyetje realitetin e stabilitetit ndëratlantik.

Revista citon edhe ekspertin Robert Kagan sipas të cilit Trump po godet tregëtinë e lirë, mbi të cilën ndërtohet suksesi gjerman, ndërkohë që presidenti amerikan po mbështet frymën e nacionalizmit. SHBA po del nga një rol që e ka mbajtur për 50 vjet për ta lënë Europën vetëm dhe në mungesën e madhe të një garantuesi gjeopolitik. Kagan ka shkruar së fundmi se çështja gjermane mund të rikthehet, pikërisht për këtë shkak dhe idetë e tij janë debatuar gjerësisht.

Por problemi kryesor është se çfarë duhet bërë.

“Do të doja ta kisha përgjigjen…Nuk e di sesi mund t’ia dalë Europa në mungesë të rolit amerikan”, thotë ai.

Nga kjo krizë deri në shndërrimin e saj si praktikë diplomatike në vendet e vogla do ende kohë, por tanimë po bëhet e qartë se në Perëndim do të ketë vende që janë pjesë e klubit amerikan dhe atij gjerman.

Bonus video:
Loading...