Home Kuriozitete Maja 4500 vjeçare për një bukë, gjendet në një vazo të lashtë...

Maja 4500 vjeçare për një bukë, gjendet në një vazo të lashtë në Egjipt (FOTO)

Një shkencëtar ka arritur të pjekë një bukë të gatuar me maja 4.500 vjeçare, e cila ishte gjetur në një vazo të lashtë egjiptian.

Seamus Blackley, është shkencëtari i cili tregon se buka në kohët e mëparshme është shumë herë më e mirë se kjo që gatuajmë apo blejmë sot për të konsumuar. “Të përsërisnim të njëjtën bukë që egjiptianët e lashtë e prodhuan mijëra vjet më parë nuk ishte e lehtë”, tha fizikanti.

Që të gatuash një bukë me maja kaq të vjetër dhe cilësore është e nevojshme të lihet jashtë një përzierje mielli dhe uji në mënyrë që të mund të mbledhë mikrobe dhe baktere nga ambienti i tij përreth. Por ndryshe nga mijëra vjet më parë, ndotj aakustiek dhe ndryshimet që kanë ndodhru sot në tokë, nuk të lejojnë të krijosh këtë maja perfekte

“Ideja ishte të krijojmë një brumë me përbërësit e njëjtë të saktë të përdorur 4500 vjet më pare. Aroma e kësaj majeje është e ndryshme nga çdo gjë që kam provuar ndonjëherë. Aroma dhe shija janë të jashtëzakonshme. Jam i entuziazmuar. Kjo është e pabesueshme dhe jam i habitur që eksperimenti funksionoi.”- përfundon Blackley.

Bonus video:
Loading...