Home Bota Doli për vrap, por s’u kthye kurrë/ Letra e fundit e shkencëtares...

Doli për vrap, por s’u kthye kurrë/ Letra e fundit e shkencëtares britanike…(Fotot)

Shkencëtarja britanike e cila ishte zhd*ukur për disa ditë është gjetur e vd*ekur në fund të një lugine në ishullin Grek të Ikaria. Shkaku i vd*ekjes së saj nuk dihet ende.

Tr^upi i Natalie Christopher u gjet në fund të një gryke të thellë 20 metra pranë plazhit Kerame të mërkurën nga një zjarrfikës vullnetar, tre ditë pasi ajo u raportua e zhd*ukur nga partneri i saj në ditën kur ishin planifikuar të fluturonin përsëri në shtëpinë e tyre në Qipro, pasi kishin mbaruar pushimet e tyre në ishull.

Christopher, një e apasionuar pas vrapit, kishte dalë për vrapin e mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më, tha partneri i saj.

Ai ishte zgjuar të hënën në mëngjes dhe kishte parë se ajo i kishte lënë një shënim ku i thoshte se kishte dalë jashtë për vrap.

“The Guardian” shkruante dje se telefoni i saj është akoma ndezur. Motra e saj e shqe*tësuar beri thirrje që të njohurit të mos e telefonojnë për të ruajtur baterinë.

Jena Christopher shkroi në Facebook: “Nëse e keni numrin e saj të telefonit, ju lutem mos e telefononi për të ruajtur baterinë në mënyrë që policia të gjejë vendodhjen e saj përmes celularit.”

Thodoris Theodorakis, pronari i hotelit ku çifti po qëndronte i tha mediave greke se e kishte mbyllur dhomën e tyre dhe partneri i Dr Christopher po qëndronte me të në shtëpinë e tij.

“Ai është një djalë shumë i mirë, është nga Qipro. Është në pa*nik për hum*bjen e partneres së tij dhe nuk po arrin ta besojë këtë që ka ndodhur.”

Mediat greke raportuan gjithashtu se pronari i hotelit kishte konstatuar gj*ak në çarçafët e çiftit, duke e përshkruar atë si një gja*kderdhje nga hunda.

Loading...