Home Bota 3 miliardë euro/ Erdogan bën mrekullinë për serbët, ja kur mbërrin lideri...

3 miliardë euro/ Erdogan bën mrekullinë për serbët, ja kur mbërrin lideri turk në Beograd

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 gusht.

Gjatë vizitës Erdogan do të takohet me homologun serb, Aleksandar Vuçiç dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Qëllimi kryesor i vizitës së presidentit turk në Serbi lidhet me nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë.

Pjesë e projektit që kap shifrën e 3 miliardë eurove është edhe kompania turke, Tasyapi. Vetë Turqia financon një pjesë të konsiderueshme të autostradës.

Presidenti i Turqisë ka qenë për herë të fundit në shtetin serb në tetor të 2017-ës, ndërkohë që marrëdhëniet ekonomike midis Ankarasë dhe Beogradit kanë njohur rritje të konsiderueshme.

Bonus video:
Loading...