Home Aktualitet Zbulohet diagnoza mjekësore e Katica Janevës, deputeti opozitar zbardh raportin (DOKUMENT)

Zbulohet diagnoza mjekësore e Katica Janevës, deputeti opozitar zbardh raportin (DOKUMENT)

Deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski në profilin e tij në facebook ka postuar raportin mjekësor me të cilin kryeprokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva ka marrë pushimin mjekësor.
Sipas dokumentit të zbuluar, diagnoza e saj ka qenë çrr-egullime ner-vore, str-ese dhe çrre-gullime tjera që janë nënvizuar në dokument.

“Përshkak se Pro-kuroria Speciale dhe Qeveria po fshehin këtë dhe nuk po informojnë qytetarët për çështje të interesit publik më lejoni të ndihmojë”, ka shkruar ndër të tjera Milloshoski. Sipas tij, këto raporte mjekësore krijojnë dyshime se pushimi mjekësor mund të jetë parapërgaditje të rrethanave për masë të papërcaktuar të parabu-rgimit apo për përpilimin e historiatit të sëmundjes për një periudhë afatgjate, nëse do të kishte procese të stërzgjatura gjyq-ësore”, ka shkruar Milloshoski. (INA)

Bonus video:
Loading...