Home Ballkani Shqipëria Xhelal Mziu i bën sfidë Policisë së Shtetit: S’e lë kurrë karrigen...

Xhelal Mziu i bën sfidë Policisë së Shtetit: S’e lë kurrë karrigen e kryebashkiakut, qytetarët e Kamzës do të bëhen bllokadë për mua. U tërhoqëm nga 30 Qershori se do kishte qindra të vdekur

Xhelal Mziu thotë se nuk e liron zyrën pavarësisht humbjes së kësaj të drejte në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Teksa të zgjedhurit socialist po presin procedurat ligjore për të marrë zyrtarisht detyrën, kryebashkiakët e djathtë pritet të mos largohen edhe nëse do duan t’i largojnë forcërisht.

“Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti”, tha kryebashkiaku i Kamzës për Tch.

Pas 30 qershorit, rotacioni në bashkinë opozitare nuk do jetë i lehtë. Në karrigen e tij siguron se nuk do te ulet socialisti Rakip Suli.

“Nuk mundet që të drejtosh një bashki ku ke marrë vetëm 6% të votave. Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin”, tha ai

Betimin e 30 qershorit se do mbrojë Kamzën deri në vetëflijim nuk e përsërit më.

Tërheqja nga plani për të pamundësuar zgjedhjet me 30 qershor pa opozitën shmangu përplasjen e madhe thotë Mziu.

“Jam i sigurt që nëse do të kishte përplasje mund rë kishte edhe qindra të vdekur. Personi më i interesuar në këtë kontekst është vetëm kryeministri”, u shpreh Xhelal Mziu.

Opozita ka rënë dakord për të mos lejuar rotacionin në Bashkitë e saj, ajo njeh vetëm 13 tetorin e Presidentit, deri në atë ditë janë të bindur se Rama do të ikë.

Bonus video:
Loading...