Home Kronika VIDEO+FOTO/ Anija turistike kaplohet nga flakët në Karaburun, njerëzit hidhen në det...

VIDEO+FOTO/ Anija turistike kaplohet nga flakët në Karaburun, njerëzit hidhen në det për të shpëtuar

Një anije turistike ka marrë flakë gjate natës në Karaburun. Mësohet se ka qene ora 4 e mëngjesit, kur anija ‘Aqua Marinë’, e cila përshkuan me pushues linjën Vlorë-Karaburun-Sazan, është përfshirë nga zjarri.

Anija ka qene e ankoruar në afërsi të Shën Janit në Karaburun, ndërsa ekuipazhi me 6 persona në bord ishte gjumë.

Por, sapo kanë parë flakët, ata janë hedhur në det dhe më pas kanë dalë në breg. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet se ai ka ardhur si pasojë e një problemi me motorin.

Anija turistike ishte e përbërë me material druri, çka ka bërë që flakët të shpërndahen me shpejtësi në të gjithë trupin e saj.

Loading...