Home Lajmet kryesore Si përfituan nga ne, politikanët hajdutë dhe të pandershëm

Si përfituan nga ne, politikanët hajdutë dhe të pandershëm

Ne, “mendimtarë e opinionbërës të pavarur”, ia dhamë politikës destruktive e kriminale nëpër “Shqipëritë” tona atë për çka kishte më së shumti nevojë: o heshtjen, o promovimin e mendësisë politike se demokraci është edhe kur “qelbësirat” tona e mbivotojnë kundërshtarin politik “vrasës”! Por pa i treguar popullit si ta shpëtojë shtetin nga kalbja, atëherë kur atë do e marrin zvarrë “qelbësirat” e Piktorit!

Po pra, politikanët hajdutë e të pandershëm të “Shqipërive” tona, përfituan shumë edhe nga “ndershmëria” e disa “mendimtarëve dhe opinionbërsve të pavarur”, por të cilët u pasuruan duke e vënë popullin në gjumë me ‘ninullat’ në formë spektaklesh e debatesh politike, që zbërthenin “realitetin politik”?!

Pra politika destruktive, e papërgjegjshme, kriminale, përbuzëse … nëpër “Shqipëritë” tona, përfitoi shumë nga ata që e mësonin popullin ç’është demokracia, por duke pasur për vetveten “mësuesit” më të këqij të mundshëm: burrështetasit dhe drejtuesit e partive politike!

Andaj “Shqipërive” tona nuk u sjellin asnjë ndryshim rotacionet qeverisëse, pa ‘rotacionin’ e mendësisë sonë politike, e që nuk arrihet vetëm me ripërtrirjen e “gjakut” partiak, por edhe me promovimin e një gjenerate të re mendimtarësh politikë, që i kemi dhe të cilët në mos më shumë, dinë ta peshojnë saktë fjalën publike dhe që e dinë se nuk është e turpshme të turpërohesh! /Marrë nga faqja e Facebook e Kim Mehmetit

Bonus video:
Loading...