Home Bota Pse SHBA kundërshtojnë blerjen nga Turqia të sistemit raketor S 400?

Pse SHBA kundërshtojnë blerjen nga Turqia të sistemit raketor S 400?

Blerja nga Turqia e sistemit raketor rus S-400 ka shqetësuar së tepërmi Shtetet e Bashkuara. Arsyet janë disa;

E para sepse S-400 janë të projektuara për të rrëzuar avionët luftarakë amerikanë.  Në të vërtetë, sistemi rus mund të rrëzojë edhe avionët e modelit F-35 të SHBA, që Turqia i kishte porositur nga kompania Lockheed Martin. SHBA duket e shqetësuar se përmes Turqisë, Rusia do të ketë qasje në informata të ndjeshme rreth avionë luftarakë amerikanë F-35.

Pentagoni beson se Turqia do të ketë nevojë për ekspertë nga Rusia për të trajnuar personelin ushtarak, gjë që mund t’u lejojë rusëve të mësojnë disa nga sekretet e F-35. Dhe kjo është një mundësi që Shtetet e Bashkuara duan të parandalojnë me çdo kusht.

Çfarë janë S-400?

S-400 është një sistem kompleks raketash tokë-ajër dhe konsiderohet si një nga armët më të zhvilluara ruse. Sistemi  është në thelb një version i përmirësuar i S-300, ose përgjigja sovjetike ndaj raketave amerikane Patriot gjatë Luftës së Ftohtë. Siç shpjegon gazeta amerikane “The Neë York Times”, sistemi S-400 që njihet edhe si  SA 21 Groëler kanë disa vende: një kamion që transporton dhe lançon deri në katër raketa, secila prej të cilave punon në frekuenca të ndryshme.

Ajo që dallon S-400 nga modelet më të vjetra është se sistemi mund të shkatërrojë më shumë se një objektiv në nië distancë 250 km dhe në një lartësi mbi 82.000 këmbë. Sistemi rus i mbrojtjes nga raketat është projektuar për të funksionuar si shtylla kurrizore e një rrjeti anti-ajror, i rrethuar nga disa sisteme të tjera mbrojtëse rajonale. Megjithatë, jo të gjithë analistët perëndimorë thonë se S-400 është një “armë revolucionare”.

“Është mjaft i aftë, por aftësitë e tij janë të ekzagjeruara”- thotë për New York Times Michael Kofman  nga CAN Corp, një institut hulumtimi jofitimprurës. Ai shpjegon se mbetet e paqartë nëse S-400 që do të dorëzohen në Turqi kanë të njëjtat aftësi me  ato të përdorura për mbrojtjen e Rusisë.

“Rusia, dhe më parë Bashkimi Sovjetik, janë lider në teknologjinë e raketave”- tha për Deutsche Ëelle Richard Connolly, një analist ushtarak në Universitetin e Birmingamit. “Kjo pasi amerikanët dhe Perëndimi gjithmonë kanë prodhuar avionë luftarakë më të mirë”-shpjegoi ai, duke theksuar se S-400 janë fleksibël dhe qartazi më ekonomike sesa raketat amerikane Patriot.

Bonus video:
Loading...