Home Bota Parisi synon të mbrojë hapësirën me nanosatelitë dhe lazera të fuqishëm

Parisi synon të mbrojë hapësirën me nanosatelitë dhe lazera të fuqishëm

Franca synon të zhvillojë nanosatelitë patrullues dhe lazera shumë të fuqishëm për të mbrojtur asetet e tij në hapësirë, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly.

“Një Komandë Franceze e Hapësirës, sikurse është premtuar nga presidenti Emmanuel Macron do të krijohet në Tuluzë më 1 shtator, fillimisht me një staf prej 220 personash”, tha Parly gjatë prezantimit të strategjisë së re të mbrojtjes.

“Sot, aleatët dhe kundërshtarët tanë po militarizojnë hapësirën”, shtoi ajo.

“Franca nuk është e angazhuar në asnjë garë armatimesh”, tha ajo, duke insistuar se satelitët janë jetësor për jetën e gjithsecilit si dhe për operacionet ushtarake franceze dhe kanë nevojë për më shumë mbrojtje dhe mbikëqyrje.

“Franca duhet të mbrojë satelitët e saj nga mbetjet në hapësirë, nga përdorimi privat i parregullt i hapësirës dhe veprime të mundshme armiqësore”, shtoi Parly.

“Projekte të përbashkëta me Gjermaninë dhe Italinë do të ndihmojnë në mbulimin e kostove për talent e mbrojtjes hapësinore”, shpjegoi ajo.

“Buxheti ushtarak i hapësirës prej 3,6 miliardë eurosh për periudhën 2019-2025, i miratuar vitin e kaluar, do të rritet me 700 milionë euro shtesë”, theksoi ministrja franceze e Mbrojtjes.//ATSH

Bonus video:
Loading...