Home Ballkani Shqipëria Lotaria Amerikane: Shqipëria, vendi i dytë në Europë me numër më të...

Lotaria Amerikane: Shqipëria, vendi i dytë në Europë me numër më të madh të përzgjedhurish

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi të dhënat mbi Lotarinë Amerikane.

Pothuajse 84 mijë aplikantë janë përzgjedhur rastësisht nga sistemi, mes rreth 15 milionë regjistrimeve për programin “DV 2020”.

Në rajonin europian, Rusia mban vendin e parë për numrin më të madh të aplikantëve të përzgjedhur, plot 5 118 persona.

E menjëherë pas saj vjen Shqipëria, e dyta me 3 603 aplikantë të përzgjedhur.

Programi i Lotarisë Amerikane bën të mundur dhënien e vetëm 55 mijë vizave çdo vit, që u siguron këtyre shtetasve qëndrim të përhershëm në SHBA.

Bonus video:
Loading...