Home Lajmet kryesore La Liga rekord blerjesh, mbi 1 miliard euro vetëm për dy javë

La Liga rekord blerjesh, mbi 1 miliard euro vetëm për dy javë

Tregu i transferimeve të futbollistëve këtë verë do të futet në histori për shkak të shpenzimeve të tepruara financiare të klubeve të La Ligas.

Klubet spanjolle kurrë më parë nuk kishin shpenzuar kaq shumë para vetëm në dy javët e para nga momenti që merkatoja u hap zyrtarisht.

Deri në mbylljen e merkatos, më 2 shtator, duhet të kalojnë edhe 7 javë, kështu që shifrat e shpenzuara deri tani do të rriten edhe më shumë (Neymar, Pogba, Mané pritet të transferohen në Spanjë me çmime stratosferike).

Deri më sot (15 korrik) klubet e La Ligas kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard euro. Madje La Liga mund të mburret se ka kryer deri tani 6 transferimet më të shtrenjta në këtë merkato vere: Joao Felix (126 milionë), Griezmann (120), Hazard (100), De Jong (75), Jovic (60) dhe Militao (50).

Siç pritej, tre klubet e mëdha, Real Madridi, Barcelona dhe Atletico, kryesojnë sa u përket investimeve në merkato. Real Madrid, pas sezonin të fundit katastrofik, ka shpenzuar deri tani 303 milionë euro për Hazard, Militão, Mendy, Joviç dhe Rodrygo.

E të mendosh që “Los Blancos” po ngulojmë edhe për blerjen e Pogbasë, shkruan Supersport.

Barça nuk mbetet shumë prapa me 221 milionë të shpenzuara. Blerja e mundshme e Neymar do ta rriste ndjeshëm këtë shifër, ashtu si Atlético (206.5), nëse arrin të firmosë me Jamesin kolumbian (mban rekordin me Joao Felix, që është deri tani blerja më e shtrenjtë e verës).
Në total, Real Madridi, Barça dhe Atlético kanë shpenzuar 730 milionë, pra 70% të totalit. Sevilla, përsëri me Monchin në komandë, ka shpenzuar pothuajse 100 milionë, ndërsa Valencia 63 milionë euro.

Bonus video:
Loading...