Home Bota Kryeministri i ri britanik stërnip shqiptari? Ja ç’thotë studiuesi

Kryeministri i ri britanik stërnip shqiptari? Ja ç’thotë studiuesi

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar. Ryan Gingeras është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme.

Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” ai thotë se udhëheqësi i organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, Ali Kemal ishte shqiptar.

Ai thekson se lidhja e tij me shqiptarët e Perandorisë Osmane ishte më se e fortë dhe se Ali Kemal paralajmëroi Ismail Qemalin që të arratisej nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i përgatitej.

Ali Kemal, sipas të dhënave në “Wikipedia”, kishte ikur në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje. Stërnipi i tij sot është Boris Johnson, politikani i zgjedhur këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Gjithashtu Ali Kemal është edhe paraardhës i diplomatit turk, Selim Kuneralp, politikanëve anglezë, Stanley Johnson, Jo Johnson, gazetarit Rachel Johnson dhe sipërmarrësit, Leo Johnson./RTK/


Bonus video:
Loading...