Home Këshilla Kripa mund t’iu zgjidhë shumë probleme, ja si mund ta përdorni!

Kripa mund t’iu zgjidhë shumë probleme, ja si mund ta përdorni!

E përdorni kripën vetëm për gatime? Ne në dritare.net ju sjellim disa ide, se si kripa mund t’ju zgjidhë disa probleme që hasim përditë. Më e rëndësishmja, me shumë pak kosto, ju mund të pastroni kuzhinën tuaj, të zhbllokoni lavamanët apo t’i riktheni shkëlqimin flokëve.

Ja si ta përdorni:

T’i riktheni ngjyrën rrobave

Mund të keni menduar t’i hidhni rrobat, që i ka dalë ngjyra. Por fillimisht vendosini ato në një enë me ujë dhe kripë. Kështu mund t’i përdorni edhe disa herë.

Pastroni lulet artificiale

Pluhuri të lulet artificiale është një problem më vete. Përveç se do shumë kohë të pastrohen edhe rezultati jo gjithmonë është i dukshëm. Provojeni që në anë të luleve të vendosni, një grusht me kripë. Ajo ka aftësinë të thithë pluhurin dhe kështu lulet do të duken të pastra.

Pastroni buzëkuqin

Edhe pas shumë mundimesh ngjyra e buzëkuqit ju mbetet ende? Provojeni ta pastroni me kripë.

Lëkura e thatë

Ata që vuajnë nga lëkura e thatë, kjo është një alternativë e mirë. kripa ka aftësinë të heqë qelizat e vdekura dhe rrit qarkullimin e gjakut, në këtë mënyrë përmison edhe lëkurën. Sidomos nëse e përdorni atë pas një dushi të nxehtë.

Për pastrimin e dhëmbëve

Të hedhësh pak kripë te pasta juaj, do t’i rikthejë atyre bardhësinë. Madje ajo ka aftësinë të zhdukë të tërë bakteret që mblidhen në gojën tuaj.

Përdoreni për flokët

Masazhojini flokët tuaj me kripë, për të paktën 5 minuta para dushit. Ajo ka aftësinë të zhdukë zbokthin gjithashtu ju ndihmon që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Lehtësoni dhimbjet e fytit me kripë

Nëse keni dhimbje të bajameve apo fytit, mund përdorni pak kripë. Ajo zhduk bakteret që mund të jenë shkaktarë për dhimbjet.

Pastroni kuzhinën

Shenjat që ndodhen në mobilie apo kuzhinë mund t’i zhdukuni kollaj me kripë. Gjithashtu nëse keni tuba të bllokuar mund të hidhi pak kripë më pas hidhini ujë të bollshëm./L.F-dritare.net

Loading...