Home Gossip Histori princeshash në jahte luksoze/Zbulohet arsyeja e ndarjes së Inva Mulës nga...

Histori princeshash në jahte luksoze/Zbulohet arsyeja e ndarjes së Inva Mulës nga miliarderi kosovar (FOTO)

Ditën e djeshme u përhap lajmi se sopranoja e njohur Inva Mula i kishte dhënë fund martesës së saj 11-vjeçare me biznesmenin kosovar, Hetem Ramadanin.

Prej kohësh çifti ka jetuar jashtë Shqipërisë, por vitet e fundit ata ishin rikthyer për të jetuar në Tiranë, gjë që mesa duket ka sjellë probleme mes tyre.

Inva Mula me të birin nga martesa e parë

Sipas “Panoramaplus”, Hetemi është larguar nga ndërtesa e përbashkët ku çifti jetonte, në një zonë rezidenciale të qytetit të Tiranës. Mësohet se gjithçka ka nisur për çështje ekonomike, pasi askush prej të dyve nuk është në të njëjtën gjendje ekonomike që ishin në fillimet e lidhjes.

Miq pranë çiftit janë shprehur se për Invën, njohja me Hetemin, 11 vite më parë, ishte një histori princeshash, me pushime dimërore në kështjella e destinacione luksoze dhe pushime tremujore verore në jahtet e tij, ku Inva kishte të instaluar edhe pianon e saj.

Megjithëse çifti, i cili ka në vajzë, ka marrë një vendim përfundimtar për t’u divorcuar, Inva dhe Hetemi janë një ndër të paktët të cilët ruajnë miqësinë mes tyre edhe pas ndarjes.

Madje, ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit këto kohë, megjithëse prej 2 muajsh po përflitej për ndarjen e tyre.

Bonus video:
Loading...