Home Aktualitet Haradinaj i emocionuar njofton dorëheqjen – javën e ardhshme do të udhëtojë...

Haradinaj i emocionuar njofton dorëheqjen – javën e ardhshme do të udhëtojë për Hagë (VIDEO)

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e tij si kryeministër i Kosovës.

Para mediave ai ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është se ka marrë ftesë nga Gjy*kata Sp*eciale për intervistim si i dy*shuar.

Haradinaj është shfaqur i emocionuar teksa ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të udhëtojë për në Gjy*katën Sp*eciale.

Ai ka thënë se në Gjy*katën Sp*eciale do të paraqitet si qytetar i thjeshtë dhe jo si kryeministër.

“Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e posh*tëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’u dal përball shpi*fësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgj*ykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Është hera e dytë që Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Në vitin 2005 ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që i ishte ngritur akta*kuzë për kri*me luf*te nga Gjy*kata Ndër*kombëtare e Hagës./Telegrafi/

Bonus video:
Loading...