Home Bota Gjermania arrin rekordin absolut të temperaturës prej 42,6 gradë Celsius

Gjermania arrin rekordin absolut të temperaturës prej 42,6 gradë Celsius

Gjermania theu dy herë sot rekordin absolut të nxehtësisë në historinë e saj, me termometrin që tregonte 42,6 gradë Celsius në perëndim të vendit, njoftoi shërbimi meteorologjik kombëtar (DWD).

Maksimumi i nxehtësisë u regjistrua në Lingen, në Saksoninë e Ulët duke kaluar rekordin prej 40,5 gradë Celsius që ishte regjistruar vetëm një ditë më parë në Geilenkirchen, që ndodhet gjithashtu në perëndim të vendit, thekson DWD në profilin e saj në “Twitter”.

Disa orë më parë pikërisht në të njëjtin rajon u regjistrua temperatura rekord prej 41,5 gradë Celsius.//ATSH

Loading...