Home Lajmet kryesore Ekskluzive nga InfoMagazin: Intervistë me El Chekën !

Ekskluzive nga InfoMagazin: Intervistë me El Chekën !

Të nderuar lexues InfoMagazin sonte sjell para jush intervistën me njeriun i cili po i nxjerr shumë të vërteta këtij populli, Sheqerim Ahmedi, të cilin tashmë e njohim si El Cheka.

Nëse burokracia politike e RMV-së e shpërfill publimikin e bom*bave tuaja, a keni menduar se ku duhet t’i adresoni të njëjtat që të dal në shesh e vërteta juaj e padiskutueshme?(psh faktori ndërkombëtar)

-Jo vetëm nëse,por ata mundohen ta shpërfillin publikimin e përgjimeve, prandaj përgjimet janë dhënë edhe në duart e FBI-së, ku në bashkpunim me lobin shqiptar këtu në Amerik jemi duke punuar për këtë çështje.

 A është publikimi i bom*bave tuaja rasti i përshtatshëm i shqiptarëve, që përmes protestave që kanë filluar në selinë e BDI-së, të shndërrohen në kërkesa politike për ndryshimin e statusit politik të shqiptarëve?

Kur një person publik keqpërdor detyrat është gjithmon rast i përshtatshëm për të ndryshuar politikën që është kokë e këmbë e korruptuar dhe ka gisht në shumë vrasje dhe burgosje.

 A do të ndërhyni t’i pengoni, nëse ndonjëra nga partitë politike shqiptare, këto bom*ba do përpiqej t’i shfrytëzoj për interesa të ngushta të tyre?

Përgjimet që po publikoj i bëj’ vetëm për t’i dëgjuar populli kush janë këta udhëheqsit që thonë se dolën nga gryka e pushkës, por paskan dal nga kanali i Jugosllavis, por do të pengohet çdo kush nga subjektet politike që harron popullin e tij dhe shikon interesin e tij personal, normal që do t’i pengoj.

Po vetë personalisht, a mendoni të angazhoheni fizikisht në politikë, pas efektit, që shpresojmë të jetë pozitiv, të këtyre “bom*bave”?

Nuk besoj se do të angazhohem në politik asnjëherë, nuk është për mua, do dëshiroja të isha vetëm një gardian në atë burg ku do të vuanin dënimin meritor klani famëkeq i BDI-së.

 Bom*bat e Zaevit ndërruan pushtetin, a jeni të bindur që edhe bom*bat tuaja do bëjnë ndryshime radikale në politikën e këtij vendi?

Ndryshimi mund të vij vetëm nga vet populli, ne si popull duhet të vetëdisohemi dhe të mos shitemi për një rrog, shkaku i këtyre të shiturve sot shkollat janë duke u mbyllur sepse të gjith po ikin nga vendi, vetëm vetëdijësimi i popullit mund të sjell ndryshim.

 Vazhdimisht thoni që ju mbështet Amerika, a mund ta konkretizoni pak se në ç’drejtim shkon ajo ndihmë?

Jam në mbrojtje të shtetit amerikan përshkak kërcënimeve dhe tentimeve që në dy raste u bë për të më eliminuar këtu në Springfild, kam takime me njerëz të departamentit të shtetit, disa herë takime me njerëzit e FBI-së si dhe gjithmonë në komunikim me lobin shqiptar ku njihet për kontributtt e tij ndaj çështjes tonë mbarë kombëtare.

 A do të ketë publikim për rastet e rënda siç janë Monstra dhe rastet tjera të montuara?

-Kam publikuar 5 përgjime për këtë rast i keni në rrjetet sociale, kemi mbi 6 mij përgjime, nuk e di saktësisht se çka mund të ketë aty, na duhet kohë për të verifikuar dhe kemi shumë pengesa si që e dini edhe vetë, por një gjë është e sigurt krejtë çka posedojmë do t’i publikojmë.
Janë edhe mbi 5 për rastin Sopotin si që e pranon Jankullovska se është inskenim politik, por e ka bërë LSDM-ja./InfoMagazin/

Loading...