Home Kronika Bilanc lufte/ Në Itali vijojnë të humbin jetën të rinj shqiptarë, i...

Bilanc lufte/ Në Itali vijojnë të humbin jetën të rinj shqiptarë, i fundit një 20-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bari, ku i riu ishte duke shkuar në punë kur është aksidentuar.

Makina e vik*timës është përplasur me një tjetër automjet dhe siç shihet nga fotoja, përplasja ka qenë aq e fortë sa 20-vjeçari shqiptar ka gjetur vde*kjen në vend.

Për nxjerrjen e trupit nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Muaji i fundit në Itali ka qenë i ngjashëm me një bilanc lufte, nëse marrim në konsideratë numrin e lartë të shqiptarëve kryesisht të rinj, që kanë humbur jetën në aksidente rrugore ose rrethana të tjera.

Loading...