Home Bota Analiza ANALIZA: Ekonomia e SHBA-së është drejt recesionit

ANALIZA: Ekonomia e SHBA-së është drejt recesionit

Kishte lajme të mira dhe lajme të këqija në raportin e së premtes për rritjen ekonomike të SHBA-së, por e keqja tejkaloi të mirën.

Nëse presidenti Donald Trump dëshiron të përmirësojë kushtet për rizgjedhjen e tij, atëherë ai duhet t’i japë fund luftës tregtare me Kinën.

Së pari lajmi i mirë. Rritja për tremujorin e dytë ishte 2.1%, shumë më mirë se sa pritej.

Rritja nga viti në vit ka arritur një nivel të ulët prej 1.3% në tremujorin e dytë të vitit 2016, në mes të ngadalësimit global dhe një rënieje në çmimet e naftës. Kthimi ishte më i fortë se sa mendohej fillimisht. Me një shtim nga shkurtimet e taksave 2017, rritja vjetore e PBB-së arriti një kulm prej 3.2% në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Çka na sjell tek lajmi i keq: Që nga ajo kohë, rritja është ngadalësuar. Tani është më e ulët se sa ishte në tremujorin e dytë të vitit 2015. Nëse rritja ekonomike vazhdon të bjerë, atëherë në zgjedhjet e 2020, rritja mund të jetë po aq e ulët sa ishte në vitin 2015.

Ka arsye për të menduar se rritja do të vazhdojë të bjerë. Përderisa shumica e ekonomisë mbahet prej shpenzimet e konsumit, cikli i biznesit është kryesisht i nxitur nga investimet, qoftë në vetë sektorin e biznesit apo në banesat rezidenciale.

Një rishikim i shifrave të kaluara tregon se investimi i sektorit të biznesit është më i dobët sesa është menduar më parë. Investimi i biznesit u rimëkëmburi fuqishëm nga ngadalësimi i vitit 2015, por jo aq mirë sa ishte vlerësuar fillimisht. Ashtu si PBB-ja e përgjithshme, investimi i biznesit arriti kulmin në fillim të vitit 2018 dhe ka rënë që nga ajo kohë. Pikërisht kur Trump filloi luftën e tij tregtare.

Që atëherë, investimi i biznesit ka rënë shumë më tepër se sa pritej dhe duket se po shkon shpejt drejt territorit recesionist. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që e gjithë ekonomia do të përjetojë një recesion; në vitin 2016, për shembull, sektori i biznesit hyri në recesion, por pjesa tjetër e ekonomisë jo.

Për fat të keq, katalizatori tjetër i madh i kërkesës ciklike, strehimi, nuk po duket gjithashtu mirë. Sektori po bëhej i fuqishëm në 2015, por ka qenë në territorin recesionist që nga fillimi i vitit të kaluar. Kombinuar me rënien e investimeve të biznesit, kjo sugjeron që ekonomia mund të jetë edhe më e dobët se sa ishte para një mini recesioni në vitin 2015.

Përfundimi i gjithë kësaj? Edhe pse ekonomia po rritet tani, bazat e saj janë të dobëta. Nëse mungon një ndryshim në politikë, rritja e përgjithshme ka gjasa të ngadalësohet ndjeshëm në vitin e ardhshëm.(SCAN)

Bonus video:
Loading...