Home Bota Analiza ANALIZA/ Disfata e Syrizës në Greqi tregon se të majtës i duhet...

ANALIZA/ Disfata e Syrizës në Greqi tregon se të majtës i duhet një plan për të mbajtur pushtetin, jo vetëm për ta fituar atë

Opozitarizmi, nxitja, tronditja dhe mohimi që arrin në kulmin e thjeshtësisë edhe pas fitores ilustron historinë e të majtës perëndimore, nga SHBA-ja e deri në pjesën më të madhe të Evropës, gjatë këtyre pesë viteve të fundit.

Pas dekadash jashtë qendrës së politikës, ata kanë befasuar veten dhe kanë ngazëllyer miliona, me një mesazh zgjedhor që ka dhënë një rrugëzgjidhje për shumëçka. Tani ata duhet të kuptojnë se çfarë të bëjë me besimin dhe kredibilitetin e investuar në to.

Politikanwt e sw majtws zakonisht luftonin për të drejtën. Tani ata duhet të luftojnë për pushtet. Duke zhvilluar një strategji për të fituar, ata duhet gjithashtu të demonstrojnë një strategji për të udhëhequr dhe qeverisur.

Kjo është arsyeja pse disfata e Syrizës në Greqi të dielën ishte aq e rëndësishme. Pas katër vjet e gjysmë në pushtet, partia dikur radikale e majtë e udhëhequr nga Alexis Tsipras humbi ndaj partisë së qendrës së djathtë Demokracia e Re, e udhëhequr nga një dinasti e politikës greke.

Një parti anemike, e braktisur nga të rinjtë dhe që nëpër sondazhet e zhvilluara ka pasur një rënie të theksuar në pjesëmarrje, Syriza u shndërrua pikërisht në atë që kërkonte të zëvendësonte.

Fitorja e partisë në janar të vitit 2015 ishte një pikë shkëputjeje në shfaqjen e një zhvendosje jetësore dhe të gjallë në politikën perëndimore, duke siguruar një përgjigje ‘të majtë’ ndaj krizës financiare dhe masave shtrënguese që dolën prej saj. “Greqia ka kthyer faqe” ,tha Tsipras në natën e zgjedhjeve, “duke lënë prapa shtrëngimin, frikën dhe autoritarizmin shkatërrues.”

Në korrik të vitit 2015 u zhvillua referendumi në të cilin kombi refuzoi me forcë kushtet ndëshkuese të sanksionuara nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Para fundit të vitit, Corbyn ishte drejtues i Partisë Laburiste; Blloku i Majtë kishte dyfishuar votën e tij në Portugali dhe po mbështeste një qeveri social-demokratike;

Syriza fitoi sërish në zgjedhje; dhe Podemos, një parti e re radikale në Spanjë që doli nga protestat e të rinjve, kishte fituar 21% në votime duke kërcënuar madje të zëvendësonte partinë kryesore majtiste. Viti i ardhshëm filloi me kandidatin socialist demokrat, Bernie Sanders, duke krijuar një lidhje virtuale me Hillary Clinton në garën e parë për nominimin presidencial demokratik.

Një cikël zgjedhor pas fitores fillestare të Syriza, trend i ngritjes së majtë u provua të jetë njëkohësisht i qëndrueshëm por dhe vulnerabël. Trendi ka vazhduar me një ritëm të zvogëluar në vende të ndryshme me nivele të ndryshme të ndikimit, nga mbingarkimi i partive të qendrës së majtë (Franca, Holanda) në mbështetjen e koalicioneve (Finlandë) dhe mbështetjes së qeverive minoritare (Danimarkë dhe Suedi).

Në Britani, Partia Laburiste mori disa vende në parlament, por jo pushtet. Ka pasur pengesa të rastit (përkrahja për Podemos ka rënë) dhe lëshime (ka pak shenja të jetës së majtë në Itali ose shumë ndryshime në Gjermani). Partitë e djathta radikale, duhet të theksohet, nga ana tjetër kanë bërë përparime shumë të mëdha.

Greqia, megjithatë, është vendi në të cilin e majta ka qeverisur vërtetë. Disa nga mësimet e disfatës së Syriza janë të veçanta për Greqinë: një ekonomi relativisht e vogël, e lidhur në eurozonën e madhe. Por ka tre mësime që çdo njeri serioz në lidhje me perspektivën e qeverisjes së majtë mund të mësojë.

Së pari, duhet propozuar vetëm një axhendë e fuqishme vetëm nëse shoqërohet me një strategji konkrete për të luftuar realizuar atë axhënde.

Pasi u bë e qartë se BE dhe FMN nuk do ta njihnin refuzimin popullor të propozimit të masave shpëtues, Syriza u zmbraps në mënyrë drastike. Në pamundësi për të mposhtur kreditorët, ai u bashkua me ta, duke zbatuar të gjitha shkurtimet, privatizimet dhe rritjen e TVSH-së, pavarësisht se populli grek dhe ai vet ishte kundër tyre.

Së dyti, ekziston një kufi se sa mund të arrijnë të vërtetën zgjedhjet radikalen nën ndikimin e globalizimit neoliberal, sepse pa marrë parasysh se për kë votohet, kapitali dhe ata që e zotërojnë atë përherë ndërhyjnë. Shteti kombëtar mund të jetë bashkangjitur me legjitimitetin demokratik, por nuk është i vetmi aktor që luan. S’duhen harruar tregtarët e valutave dhe organizatat ndërkombëtare. Nuk mund të zgjedhësh të largohesh nga to.

Kjo u bë qartë qartë për Greqinë më shumë se një herë. “Zgjedhjet nuk mund të ndryshojnë një program ekonomik të një shteti anëtar,” tha ish-ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble. “Nuk mund të ketë zgjedhje demokratike që i dalin kundër traktateve evropiane,” tha presidenti i komisionit evropian, Jean-Claude Juncker.

Kjo nuk është domosdoshmërisht një arsye për të majtën që të largohet nga politika elektorale. Por ajo duhet të reformojë pritshmëritë dhe të arrijë të shohë vërtetë ku qëndron fuqia.

Së fundi, dhe rrjedhimisht, e majta nuk mund të kufizohet vetëm në një strategji zgjedhore. Shumë përparime të mëdha shoqërore dhe politike, nga të drejtat civile, të drejtat e punëtorëve, feminizmi dhe madje vetë demokracia, filluan si lëvizje sociale për të shpërndarë dhe demokratizuar fuqinë.

Politikanët profesionistë i shndërruan këto lëvizje në ligj. Por u desh një koalicion midis zgjedhjeve dhe shoqërisë për t’i bërë ato të ndodhin. Në pushtet, më shumë se kurrë, e majta ka nevojë për lëvizje sociale për të mbështetur përparimet e politikave të saja.

Në vetëm katër vjet, e majta ka krijuar hapësirë elektorale dhe politike që nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë. Ajo mund ta mbajë atë çka ka arritur, vetëm duke pasur kujdes se çfarë ndërton mbi të.

The Guardian

Bonus video:
Loading...