Home Aktualitet Zbresin si “zotërinj” nga godina: 4 shqiptarë arratisen në mënyrë spektakolare

Zbresin si “zotërinj” nga godina: 4 shqiptarë arratisen në mënyrë spektakolare

Katër shtetas shqiptarë janë arratisur nga qelia e izolimit, pasi kanë neutralizuar policët e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës në komisariatin e Athinës që njihet si Petrou Ralli.

Ata të katër po mbaheshin në pritje të gjykimit për vjedhje, sipas informacioneve të para.

Njeri prej tyre u shtir sikur ishte sëmurë dhe ra për tokë.

Kur një polic hyri në qeli që të shihte çfarë ka ndodhur, ata e neutralizuan nën kërcënimin e një sendi të mprehtë që nuk dihet se si ra në duart e tyre.

Pastaj zbritën si “zotërinj” në hyrje të godinës, ku u përballën me një police që ishte roje që gjithashtu e neutralizuan.

Sipas një informacioni, ata u morën dy policëve armët dhe telefonat celularë dhe arritën të largoheshin nga komisariati.

Policia kaloi menjëherë në alarm dhe pas një ore u bë i mundur arrestimi i njërit prej tyre. Vazhdon operacioni për gjetjen dhe arrestimin edhe të tre të tjerëve.

 

Bonus video:
Loading...