Home Bota Turqia do të kundërpërgjigjet për çdo sanksion amerikan

Turqia do të kundërpërgjigjet për çdo sanksion amerikan

Turqia thotë se do t’i kundërpërgjigjet të gjitha sanksioneve të mundshme amerikane për shkak të blerjes nga Rusia të raketave mbrojtëse S-400.

Duke mbrojtur këtë vendim të Turqisë, Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu i tha sot agjensisë së lajmeve Anadolu se Turqia mund të zgjedhë paisjet e saj të mbrojtjes si “një vend i pavarur dhe i lirë”.

Kryetarët e Komisioneve të Kongresit amerikan paralajmërojnë Turqinë

Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit dhe dhe Komisionit për Forcat e Armatosura paralajmëruan Turqinë të martën se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse realizon blerjen e sistemeve ruse të raketave S-400.

Ata qartësuan se deri në fund të këtij viti, Turqia ose do të ketë në territorin e saj avionët e avancuar luftarakë F-35, ose raketat ruse S-400.

Loading...