Home Aktualitet Tiede: Faleminderit Prokurore që vertetove saktësinë e përgjimeve (VIDEO)

Tiede: Faleminderit Prokurore që vertetove saktësinë e përgjimeve (VIDEO)

Gazeta gjermane “Bild” dhe gazetari Peter Tiede shkundën sërish sot Qeverinë shqiptare me publikimin e përgjimeve të dosjes “339”. Në këto audio-përgjime del Astrit Avdylaj i bandës së Shijakut duke folur me Dakon dhe eksponente të tjerë të PS-së për blerjen e votave gjatë fushatës së 2017-ës në qarkun e Durrësit.

Pas përgjimeve reagoi Kryeprokurorja Arta Marku e cila akuzoi se punonjës të organit të akuzës mund të kenë nxjerrë CD-në në media. Por edhe pse Marku kërkon hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, gazetari i Bild thotë se ky është një lajm i mirë pasi prokuroria vërtetoi autenticitetin e materialit të publikuar.

Përmes një statusi në facebook, Tiede shkruan me ironi se përshëndet zyrën e Kryeprokurores së Përgjithshme, e cila dha urdhër që të nisin menjëherë hetimet për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Tiede shkruan se ky urdhër nuk është as më shumë dhe as më pak, por një vërtetim i përgjimeve të publikuara sot ekskluzivisht në gazetën “Bild”.

“Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikull timin dhe shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot. Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë.” -shkruan mes të tjerash gazetari gjerman.

Përgjimi i parë i Bild: Avdylaj kërc*ënon votuesit te Ujësjellësi

PERGJIMI

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj.

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.
Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati

Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.
Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: As bëhet fjalë fare.
Astrit Avdylaj: Kupton?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.

Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.

Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je

Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.

Përgjimi i dytë i Bild: Avdylaj vendos për kandidatët në listën e PS: 

PERGJIMI

Astrit Avdylaj: Alo!

Kryebashkiaku i Shijakut: Hë mo!

Astrit Avdylaj: Si je kryetar?

Kryebashkiaku i Shijakut: Si ke qenë?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?

Kryebashkiaku i Shijakut: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po?

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Kryebashkiaku i Shijakut: Atëhere, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që…më kupton?

Kryebashkiaku u Shijakut: Pa merak pa merak.

Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli…e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?

Kryebashkiaku i Shijakut: E kuptoj!

Astrit Avdylaj: Alo, ça the?

Kryebashkiaku i Shijakut: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.

Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesj edhe ti me këto më kupton?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po po!

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!

Kryebashkiaku i Shijakut: Hajt ciao ciao!

Përgjimi i tretë i Bild/ Avdylaj: Do e habis Ramën me rezultat 10:0: 

PERGJIMI

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Titi, si je?

Astrit Avdylaj: Si je Arjan? Ç’kemi?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirë. Asgjë e veçantë, duke u marrë me çunin. Çfarë bëhet ndonjë gjë?

Astrit Avdylaj: Asgjë vëlla. Të mora për qejf, a ke dëgjuar ndonjë gjë apo jo…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Për çfarë?

Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait apo jo (Ilir Ndraxhi)

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Jo shoku, ai tha që do të takohej me ty. Ju s’keni pas mundësi dje se ka qenë Juvja (ndeshje futbolli) ose nuk e di. Ai tha që Juli ka folur dhe që do vijë nesër ta takojë. Ai mori në darkë dhe tha që do rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

Astrit Avdylaj: Po.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Dhe pastaj do ta takojë atë. Por me Gjushin (Vangjush Dako kryetar i Bashkisë së Durrësirt), në fakt do takohen për punë pune…

Astrit Avdylaj: Ok, ok, unë jam duke pritur. Nesër, ose pasnesër, ai (Vangjush Dako) më tha që ne e kena në xhep… E kupton ç’dua të them?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po.

Astrit Avdylaj: Ne thjesht po presim, ai më tha mua, në 25. Eltoni (Arbana) ishte atje gjithashtu. Ai i tha Eltonit që do ta vendosë të 10-in ose 11-in.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Epo mirë, mirë…

Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu, me një fjalë, me fqinjët e mi, me njerëzit, me një fjalë, nuk dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuar çdo njeri. E kam shumë me merak dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe te ai sipër (Edi Rama). Ai do të na shohë me një kështu…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë…

Astrit Avdylaj: Që t’i japim atij (Edi Ramës) një 10-çe me zero, që edhe ai vetë të habitet.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji një telefonatë Julit, shko dhe pi një kafe te puna me atë.

Astrit Avdylaj: Mirë o rob zoti.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: E ke numrin e Julit?

Astrit Avdylaj: Po e kam, e marr unë.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit!

Astrit Avdylaj: Çfarë flet ore…Asgjë!

Përgjimi i katërt i Bild/ Shteti i PS u bindet urdhrave të Avdylaj:

PERGJIMI

Elton Arbana: Astrito?

Astrit Avdylaj: Si ja çove?

Elton Arbana: Ça bone, si ja kalove?

Astrit Avdylaj: Mirë si jeni?

Elton Arbana: Mirë, ça bëhet, si ke qenë?

Astrit Avdyli: Vallai mirë.. ti?

Elton Arbana: Hajt mo mirë, ja tu lujt letra me çunat këtu.

Astrit Avdylaj: A e di ku isha apo jo?

Elton Arbana: Urdhëro…

Astrit Avdylaj: A e njef atë të INUK-t, atë drejtorin ti?

Elton Arbana: E njof mo, Dallëndyshen?

Astrit Avdylaj: Ore lëre Dallëndyshen, këtë të Durrësit, ça është ky i Durrësit, Artur…

Elton Arbana: Artur Çela, i bashkisë

Astrit Avdylaj: Eeee.

Elton Arbana: Po e njof.

Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është ky, i Shijakut?

Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit

Astrit Avdylaj: Po s’ka qenë aty Vangjushi se ishte dje me Edin o vëlla… Merre o vëlla edhe thuj o b….. q…., ke shkuar aty tu vënë gjoba në fermë nga 5 milionë lekë o vëlla. Merre tashti, se nuk është Vangjushi këtu.

Elton Arbana: Se mu më kanë heq, u bënë 4 ditë. Ta marr në telefon, te kush?

Astrit Avdylaj: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba. Se nuk është Gjushi këtu, ështe me Edin në Zvicër, a më kupton? Se s’kam me ça ashtu

Elton Arbana: S’ka ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër?

Astrit Avdylaj: Kujt konkret?

Elton Arbana: Domethënë kujt i ka vënë, që ti them i ke vënë këtij personi

Astrit Avdylaj: Thuj i ke vënë atij në fermë thuaj dhe ke bërë gabim edhe kthej gjobat thuaj, mos vej gjoba thuaj.  Se nuk është Gjushi aty…. a më kupton?

Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt

Astrit Avdylaj: Edhe tu bë gabim thuj, or pis thuj. S’du me e marr vet në telefon.

Elton Arbana: E marr unë, e marr unë. Po e more vesh që para 1 jave që më hoqën.

Astrit Avdyli: Unë nuk e di o vëlla. Kush, kur si qysh tek?

Elton Arbana: Më hoqën pra. Unë isha tek INUK edhe ndërhyna për këto gjëra, edhe më shkarkuan.

Astrit Avdyli: Unë nuk e di, por ma lajmëro një çik këtë. Thuj që ke bërë gabim që ke shkuar aty në fermë, se është Vangjushi sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë s’kam ku me e ashtu…

Elton Arbana: E marr unë direkt tashti

Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit.

Përgjimi i pestë i Bild: Si Astrit Avdylaj i blen votën një personi:

PERGJIMI

Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?

Votuesi: A je mirë?

Astrit Avdyli: Si je?

Votuesi: Mirë vëlla.

Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.

Votuesi: Oooo shef Astriti…

Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?

Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.

Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës (deputet në Parlament). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë

Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?

Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njifem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njifem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.

Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.

Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.

Votuesi: Me Jarin?

Astrit Avdyli: Po.

Votuesi: E mirë, i them unë

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…(duke ju referuar pagesës për votat)

Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?

Votuesi: Kur të duash ti

Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.

Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu…

Loading...