Home Diaspora Restoranti bamirës i tetovarit në Itali: “Ofrojmë falas një ushqim të ngrohtë...

Restoranti bamirës i tetovarit në Itali: “Ofrojmë falas një ushqim të ngrohtë për nevojtarët”

Pronari i një restoranti bregdetar në Itali, me pronar një shqiptar nga Tetova, i gatshëm të gatuaj çdo ditë, nga ora 11 deri më 12, nga një ushqim për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë.

“Nuk është turp, as edhe krenari, unë e kuptoj. Nuk dua të bëj publicitet, është diçka që buron nga brenda. Nëse dikush e keqkupton, problemi i tyre. I përmbahem vetëm prioritetit të bamirësisë. Të gjithë së bashku, me një gjest të vogël, mund të bëjmë shumë”, ka thënë pronari i restorantit, Gojart Shabani nga Tetova.

Duhet të jemi krenar me shqiptarin nga Tetova, për këtë iniciativë të mrekullueshme, që çdo ditë u siguron ushqimin gratis familjeve të varfëra, dhe njerëzve që nuk kanë mundësi të paguajnë. Komplimentet më të sinqerta edhe për punëtorët e restorantit, të cilët kanë pranuar të punojnë nga një orë më tepër në ditë për të pëkrahur këtë inciativë.

Kjo iniciativë e mirë tërhoqi vëmendjen edhe të njërës nga gazetatë më prestigjoze në Itali. Me të dëgjuar këtë gjë gazetari i njohur Pierpaolo Pierleoni kërkoi një intervistë nga pronari i Restoranit Gojart Shabani.

I pyetur nga gazetari se pse e bëni këtë gjë, ai u përgjigj se nuk e bën për publicitet, por “e bëj se ndjej obligim moral, është diçka që vjen nga shpirti. Unë kamë lindur në Maqedoni, atje njerëzit edhe pse nuk kanë shumë ndihmojnë shumë, humanizmin e kanë në shpirt, është diçka gjenetike që e bartim si popull ne shqiptarët, sikur çdo njëri nga ne të ndihmoj nga pak, varfëri do të kishte më pak, por fatkeqësisht nuk po ndihmohet sa duhet. Më vjen keq kur dikush ka me bollëk, dhe nuk ndihmon, të tjerët që në mbrëmje nuk kanë çfar të shtrojnë në tavolinat e tyre është e hidhur, është trishtuese”, ka thënë ai./flurudha.com

Loading...